Oda në Grac

Mehmeti e Çelaj kanë prezantuar një projekt të ri para artistëve nga gjithë Evropa, ku Teatri ODA është i vetmi anëtar nga rajoni dhe i vetmi jashtë Bashkimit Evropian. Teatri ODA si pjesë e këtij rrjeti do të bashkëpunojë me organizatat tjera të rrjetit (19) gjatë 5 viteve të ardhshme.
Projekti është pritur shumë mirë nga të pranishmit dhe pritet të realizohet gjatë vitit 2012. Tema e shfaqjes është liria e lëvizjes që nga periudha e viteve ‘80 e deri në ditët e sotme. Projekti përshkruan lëvizjen e vështirë që shqiptarët e kishin gjatë viteve ‘80 dhe ‘90, mungesën e lëvizjes së lirë brenda përbrenda Kosovës madje edhe brenda qytetit, pastaj për kohën e luftës kur lëvizja ishte tepër e rrezikshme dhe përfshin dëbimin masiv që iu bë shqiptarëve, si dhe për pas luftën ku lëvizja brenda Kosovës nuk është më e vështirë por jashtë saj.
Rëndësia e projektit është poashtu se kjo formë e artit, arti në hapësirat publike në Kosovë është shumë pak e njohur dhe ODA përpiqet që të nxis edhe këtë formë të re të shprehjes artistike.
Takimi zgjatë deri të dielën më 27 nëntor.