E Diel, 1 Nëntor 2026

Suli: 25% e shqiptareve kane nevoje per psikiater Sonila Isaku



Personat, te cilet vuajne nga stresi apo depresioni, gjate viteve te fundit, jane rritur ndjeshem duke cuar ne shifra alarmante, ku, sipas mjekeve, cereku i shqiptareve vuajne nga crregullimet mendore. Sipas Organizates Boterore te Shendetesise, vetem brenda nje viti, 25 per qind e popullsise i drejtohet qendrave te shendetit mendor dhe spitaleve psikiatrike, pasi kane shqetesime mendore, crregullime te ankthit dhe depresionit. Ne nje aktivitet mbi sfidat e shendetit mendor mes OBSH-se dhe Ministrise se Shendetesise, mjeket thane se perballe masivitetit te crregullimeve mendore, numri i psikiaterve dhe psikologeve eshte shume i ulet. Nje psikiater duhet t'u pergjigjet afro 34 mije banoreve dhe po keshtu, nje psikolog mbi 100 mije personave. "Sot ka nje shtim te numrit te personave, te cilet kerkojne ndihme mjekesore, por numri i bluzave te bardha te specializuara ne kete fushe, eshte shume i vogel. Ndaj, do te kerkojme nje shtim qofte edhe te qendrave ditore. Po keshtu, edhe te psikologeve, pasi nje pjese e mire e popullates e kane te nevojshem kete trajtim", ka pohuar mjeku psikiater, Anastas Suli. Sipas tij, nje tjeter shqetesim jane edhe shtrimet e panevojshme ne spitalet psikiatrike te personave me crregullime kronike, te cilat fare mire mund te trajtoheshin ne qendrat komunitare. Per pasoje, mbingarkesa ne spitale ndikon ne cilesine e sherbimeve per te semuret akute. Ne jo pak raste, nje pjese e ketyre te fundit i rikthehen trajtimit, pasi nuk jane kuruar plotesisht. Duke pare kete situate, Ministra e Shendetesise ka pare te udhes ndryshimin e Ligjit te Shendetit Mendor. "Ne kemi hyre ne rrugen e pakthyeshme ku sherbimet e shendetit mendor ofrohen nga ekipe multidisiplinare, me qellim trajtimin e pacienteve sa me prane shtepise te jete e mundur, ne nje rrjet sherbimesh komunitare dhe me shtreter, te cilat funksionojne ne menyre te integruar dhe te vazhduar. Te gjitha keto jane pjese e nje procesi te gjate perfshirjeje, te partnereve tane vendas, profesionisteve nga i gjithe vendi, por edhe te nje suporti te vazhdueshem nga ekspertiza dhe fondet nderkombetare", ka theksuar Petrit Vasili. Sipas tij, rrjeti i sherbimeve te shendetit mendor ne Shqiperi po shtrihet ne nivelin paresor te kujdesit shendetesor. Nga ana tjeter, OBSH, me takimin e djeshem, mbylli nje nga projektet me te medha me shendetesine shqiptare ne fushen e shendetit mendor. Projekti ka zgjatur per plot 11 vjet dhe kulmoi me ngritjen e disa qendrave te shendetit mendor ne disa rrethe te vendit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›