SHBA deshton votimi ne kongres per kufizimin e armembajtjes
Kongresi amerikan nuk ka mbështetur propozimin e demokratëve në shtetet e bashkuara të amerikës për kufizimin e armë mbajtjes. Nuk është pranuar që të ketë rregulla më të ashpra për armët e sulmit. Kanë qenë vetë zyrtarët më të lartë demokratë që nuk kanë pranuar propozimin e kolegëve të tyre duke shënuar nëj krisje të rëndësishme brenda partisë. Teksti që do të prezantohet në senat në fillim të muajit prill nuk do të ketë në një element të rëndësishëm dhe që është kërkuar shpesh nga shoqatat anti armëmbajtje. Hapi prapa është drejtuar pikërisht nga kreu i grupit demokrat në senat Herri Reid, i vetëdijshëm që elektorati demokrat e mbështet armëmbajtjen.