E Diel, 1 Nëntor 2026

23-vjeçarja përplas makinën me garazhin, vdes e moshuara, po kalonte rastësisht në rrugë

DURRËS-Një aksident automobilistik i ka marrë jetën nje personi ndërsa kanë mbetur 2 të tjerë të plagosur në Sukth, pak kilometra larg Durrësit.

Policia bëri të ditur se një kalimtare, 60-vjeçarja, Lule Nika ka mbetur e vdekur pasi u përplas nga një automjet, tip 'benz'.

Nga të dhënat paraprake të policisë së Shijakut që ndodhet në vendngjarje mësohet se automjeti tip 'benz' qe drejtohej nga Valbona Lokaj, 23 vjeç, është përplasur fillimisht me një garazh dhe më pas ka devijuar dhe rënë në kanal. Gjatë këtij aksidenti ka gjetur vdekjen e menjëhershme një e moshuar që po kalonte në rrugë në atë moment.
Bashke me Lokaj ne benz ndodhej dhe nje tjeter person.

 Policia beri te ditur se 23-vjecarja dhe pasagjeri tjeter janë dërguar në spital.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Tiranë, e përplas makina, plagoset rëndë karrocieri 60-vjeçar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›