Rama: Heqja e TVSH-në nuk e rrënon prodhimin shqiptar. Mungon shteti
Gjirokastër- Kreu i opozitës, Edi Rama në një bashkëbisedim që pati sot me banorë të Gjirokastrës tha se heqja e TVSH-së për ushqimet bazë nuk e dëmton ekonominë.
Rama duke u ndalur tek akuzat e kryeministrit Berisha për rrënim të ekonomisë tha se ato janë të pabaza.
Është e pavërtetë ajo që thotë Berisha, që heqja e TVSH për ushqimet shkatërron prodhimin vendas. Ai ka kaq kohë që thotë do sjellim ujin, por uji mungon pasi mungon vetë shteti,- tha Rama.
Duke folur në Këndin e Fjalës që mbajti në Gjirokastër, Rama tha se ndjen turp që në këto kohë të premtojë ujin e pijshëm për banorët.
Tha do bjerë ujin. Po si do e sjellin ujin këta. Ujin e sjell shteti në rubinet, por rubineti nuk ka ujë. Shqipëria është vendi i dytë i pasur me ujë pas Norvegjisë. Sa herë vjen fushata përmendin ujin. Ore ujin e kemi pse nuk leni ta marrim. Çfarë është kjo kuçedër e madhe që nuk sjell ujin. Mungesa e shtetit,-tha Rama.
Rama premtoi reformë të thellë të sistemit shëndetësor kur tha: Asnjë tender ministrisë së Shëndetësisë, buxheti do u kalojë spitaleve. Kështu do të ndryshojë loja në mënyrë që të kalojmë në normalitet. Do jenë spitalet vetë që do të menaxhojnë të ardhurat dhe buxhetet e tyre.
Rama tha se do të ndalojë në Derviçian e Libohovë. kurse pasdite vonë do të jetë në Përmet dhe Tepelenë.