23-vjeçarja përplas për vdekje të moshuarën, ngjarja në fshatin Sukth
Durrës- Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik të ndodhur sot në Sukth të Durrësit.
Policia tha se viktima Lule Nika, 60 vjeçe humbi jetën pasi u përplas për një garazhd nga një automjet tip Benz. Viktima është përplasur nga automjeti i 23-vjeçares Valbona Lokaj, i cili më pas ka përfunduar në kanal.
Të plagosur kanë mbetur 23-vjeçarja dhe personi tjetër që ndodhej pasagjer në automjet. Ata janë dërguar me urgjencë në spital.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.