E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëzbulohet burimi që zbardhi sekretin e përgjimeve në SHBA

SHBA- Edward Snowden, një amerikan 29 vjeçar që pretendon të ketë punuar për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA) dhe Shërbimit Qendror Inteligjent (CIA), thotë të ketë qenë burimi i rrjedhës së disa informacioneve për gazetat.

Ai ka rrëfyer se nxjerrjen e informatave nga këto dy agjenci, i ka bërë nga bindja se një program që po ndërtonte shteti, ishte i një maqinë e papërgjegjshme e spiunimit që mbikëqyrte secilin shteta amerikan, transmeton rel.

Bazuar në informatat që kanë marr nga Snowden, gazeta amerikane “The Washington Post” dhe ajo britanike “The Guardian” kanë publikuar dy shkrime javën e kaluar, ku pasqyrohet se si shërbimet amerikane të inteligjencës kanë mbikëqyrur të dhënat e thirrjeve telefonike nga operatori “Verizon” dhe gjigantët e intenetit, Google e Facebook.

Të dielën, gazeta “The Guardian” bëri publike emrin e burimit të vet Snowden, pas një kërkesë që i bëri ai.

Ky medium po ashtu ka postuar në portalin e vet, edhe një intervistë që zhvilluar me Snowden, i cili besohet se ka ikur nga Amerika, për t’u strehuar në Hong-Kong.

CIA ka refuzuar të jep çfarëdo komenti për këtë aferë spiunimi, kurse zyrtarë të administratës amerikane, e kanë vlerësuar zbulimin e veprave të tyre si të rrezikshme dhe të papërgjegjshme.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›