235-vjetori i pavaresise Arvizu SHBA mbetet mbeshtetesi juaj

Një festë e parakohshme e 235-vjetorit të pavarësisë amerikane, Ambasador Arvizu ka revokuar vlerat universale që bart deklarata e pavarësisë e SHBA-së. Diplomati amerikan në ceremoninë e posaçme të zhvilluar në ambientet e Galerisë së Arteve, deklaroi se Amerika do të mbetet gjithnjë aleati kryesor i shqiptarëve.
“SHBA janë dhe do të mbeten gjithmonë mbështetëse të patundura të Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Amerika është në anën tuaj, ndërsa ju vazhdoni të ndërtoni një shoqëri të fortë, të ndershme dhe të drejtë. Një shoqëri ku potenciali i plotë i shqipërissë të mund të realizohet, aspiratat dhe pritjet e arsyeshme të përmbushen dhe ku shpresa është e gjallë dhe ëndrrat bëhen realitet”-tha Arvizu.
Krahas personalititeteve të politikës, medias dhe diplomacisë, festa kombëtare e SHBA-ve ka bashkuar në një vend Berishën, Nanon, Bashën, Metën dhe Ramën, ky i fundit i mbërritur me vonesë në ceremoni. Ndërkohë, i vetmi shtrëngim duarsh i fiksuar nga kamerat ishte ai mes Ilir Metës dhe liderit historik të së majtës, Nano.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e premte , 01 korrik 2011 )