Polonia merr kryesimin e BE Solidarnos zbret ne shesh

Në prag të fillimit të presidencës polake të unionit rreth 80 mijë anëtarë të Solidarnosc, sindikatës së punëtorëve kanë zbritur në shesh. Motivet e protestës ishin rritja e varfërisë, rrogat bazë tepër të ulta e çmimi i karburanteve tejet i lartë. Mbi të gjitha dhe shkalla e papunësisë që tejkalon 12%.
Për Polonine, ky semestër i presidencës është dhe rasti për të dalë në pah brenda unionit . Kryeministri Donald Tusk e ka të qartë se çështjet që do të dominojnë politikën e Brukselit dhe 6 muajt në vijim janë ato financiare. Në axhendë planet e shpëtimit per Greqinë e Portugalinë, por dhe aderimi i Kroacisë në Union e bisedimet në këtë drejtim dhe me Serbinë. E në këtë drejtim si prioritete të presidencës polake juanë pikërisht fuqizimi i tregut të e përbashkët e zgjerimi i bllokut drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, por dhe rindërtimi I besimit në institucione.
Përtej finalizimit të anëtarësimit të Kroacisë, fillimin e bisedimeve me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje tregtare me Ukrainën, Varshava gjithashtu do të promovojë edhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe bashkëpunimin ushtarak brenda BE-së.
Për vendin më të madh ish- komunist anëtar të BE-së presidenca e unionit mund të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme legjislative duke i dhënë një shtysë të rëndësishme platformës qytetare aktualisht në pushtet.