Reforma ne administrate Sequi Transparent sherbimi publik

Nëpunësit e administratës duhet të mbrojnë vendet e tyre të punës duke i`u nënshtruar periodikisht kualifikimit në Universitetin e Departamentit të Administratës Publike. Kryeministri Sali Berisha bëri me dije se për krijimin e këtij Universiteti ka kërkuar ndihmën e qeverisë franceze.
Në konferencën kombëtare për suportin e Departamentit të Administratës Publike ishin të pranishëm edhe ambasadorët Ettore Sequi dhe Karola Muller. Ambasadori i BE-së në Tiranë theksoi se unioni europian i ka dhënë Shqipërisë 40 milionë euro për reformimin e Administratës Publike.
“Të bësh reformë në Administratën Publike është një process kompleks që vazhdon. E rëndësishme është që shërbimi publik të jetë transparent. Duhen rekrutuar njerëzit më të mirë që të ofrojnë shërbimin public. Opinioni i BE është që të vazhdojë reforma në administratën publike. Procesi i integrimit kërkon të gjithë energjinë e këtij shteti. Nuk duhet përmirësuar vetëm ligji por edhe sistemi i IT”- tha Sequi.
Ambasadorja gjermane Karola Muller sugjeron që administrate të orientohet drejt shërbimit profesional.
“Gjermania ka një traditë të gjatë në Administratën Publike, Pas rrëzimit të rregjimit të Enver Hoxhës, Gjermania dhe Shqipëria kanë një bashkëpunim. Qeveria dhe parlamenti duhet të kryejnë reforma në këtë fushë me qëllim integrimin”- tha Muller.
Paketa e re ligjore synon përmirësimin e kapaciteteve të DAP në hartimin e politikave të zhvillimit të administratës publike.
Erjon Ajazi Azhornuar së fundi ( e premte , 01 korrik 2011 )