E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi-Belgjike marreveshje per njohjen e sigurimeve

Mbi 10 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin belg do të kenë mundësi t’u njihen sigurimet shëndetësore dhe shoqërore nga të dy shtetet. Për këtë arsye janë mbledhur ekspertë të fushës nga dy vendet, pas përfundimit të bisedimeve dhe kanë nënshkruar marrëveshjen e përfundimit të negociatave.

“Me këtë marrëveshje përfitojnë të gjithë periudhën e sigurimit që ata kanë punuar në Shqipëri dhe ne Belgjikë. Do të thotë që me të lindur e drejta për të marrë pension, u bashkohen të dyja periudhat e punës dhe përfitojnë pension të plotë. Së dyti, edhe në sigurimet shëndetsore, të gjithë ata që punojnë e jetojnë në Belgjikë përfitojnë të njëjtat të drejta si shtetasit belgë lidhur me sigurimet shëndetsore”-tha Filloreta Kodra, Zv ministre e PCSSHB-së.

Shqipëria ka përfunduar një marrëveshje të tillë më shtetin turk dhe është në negociata me atë italian dhe grek.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›