MASH: Transparencë për masterat shkencorë, doktoratat e titujt akademikë
TIRANË- Në kuadër të reformës së rritjes të cilësisë së studimeve universitare të masterit e doktoratës si dhe të kërkimit shkencor në universitete dhe Qendra Kërkimore, ministri Myqerem Tafaj ka xjerrë “Rregulloren për etikën në veprimtarinë kërkimore dhe botuese”.
Për herë të parë Shqipëria ka një akt nënligjor, i cili sanksionon standarde europiane që duhet të përmbushen në të gjithë veprimtarinë kërkimore shkencore dhe botuese që në studimet e masterit shkencor dhe më tej në studimet e doktoratës dhe të veprimtarisë kërkimore shkencore e botuese në përgjithësi. Këto standarde do të ndikojnë në rritjen e cilësisë dhe transparencës në gjithë veprimtarinë kërkimore dhe botuese të universiteteve dhe Qendrave Kërkimore.
Rregullorja parashikon, ndër të tjera, detyrimin e institucioneve dhe kërkuesve për të publikuar në faqen zyrtare të institucionit si dhe për të verifikuar me metoda bashkëkohore çdo tezë masteri shkencor, disertacion doktorate, monografi, libër, artikull shkencor apo referim, dhe forma të tjera të kërkimit dhe botimeve për origjinalitetin, vërtetësinë dhe plagjiaturën.
Publikimi në faqen zyrtare do të mundësojë që çdo studiues dhe kërkues të njihet me punimet e grupeve të tjera kërkimore, çka do të ndihmojë në përhapjen e arritjeve shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Në një kre të veçantë të saj, rregullorja përcakton përgjegjësitë e kërkuesve, udhëheqësve shkencorë dhe institucioneve si masa që ndërmerren në rastet e konstatimit të plagjiaturës apo dukurive të tjera të ndëshkueshme në veprimtarinë kërkimore shkencore dhe botuese.
Rregullorja është një akt nënligjor shumë i rëndësishëm për organizimin dhe zhvillimin e veprimtarisë kërkimore shkencore dhe botuese dhe rritjen e cilësisë së saj.
Këtë rregullore do ta ketë në dorë, çdo student i masterit shkencor dhe doktoratës, si dhe çdo studiues dhe kërkues tjetër i universiteteve e Qendrave Kërkimore.
(ma.ar/BalkanWeb)