Tiranë, policia sekuestron 40 makineri të lojrave të fatit
TIRANË- Policia e Tiranës ka sekuestruar 40 makineri të lojrave e fatit të paregjistruara dhe të paliçensuara për zhvillimin e këtij aktiviteti, ndërkohë që aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim.
Policia bën me dije përmes njoftimit për shtyp synon për të bërë të mundur mbylljen e të gjitha pikave, të cilat e zhvillojnë këtë aktivitet të paregjistruar dhe paliçensuar në organet tatimore.
Sipas njoftimit, policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme cigaresh të futura kondrabandë, pa pullën fiskale të Ministrisë së Financave në tregun e kryeqytetit. Ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorise rrethit Gjyqësor Tiranë.
(ma.ar/BalkanWeb)