E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK, Spahiu: Berisha e Rama pengesë për integrimin në BE

TIRANE- Aleanca Kuq e Zi zhvilloi sot rreth orës 17:00 tubimin e parë si lëvizje politike në qytetin e Elbasanit, ndërsa themeli atje edhe
degën e kësaj partie.

Tubimi që u mbajt në pallatin e sportit u finalizua edhe me anëtarësime të reja në këtë parti.

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu gjatë fjalës së tij nuk kurseu akuzat për Partinë Demokratike dhe atë Socialiste. Ai u shpreh se këto dy parti e kanë ndarë vendin në dysh, duke mbajtur peng edhe integrimin e vednit në BE.

“PD dhe PS po ndajnë Shqipërinë në dysh. Toskë dhe Gegë të gjithë jemi kuqezi, prandaj PD dhe PS kanë frikë nga votat kuqezi. Sali Berisha është sot pengesë për bashkimin e shqiptarëve, ndërsa bashkë me Ramën ai po pengon integrimin e vendit në BE”, tha ai.

Duke iu kërkuar të mësoni kinezçe po ju largojnë nga Brukseli, tha më tej Spahiu.

Spahiu është shprehur se politika aktuale e ka lënë në harresë qytetin e Elbasanit.
“Ata janë të velur nga politika dhe e kujtuan atë vetëm për ballokumet e saj, për ta përdorur edhe atë ditë politikisht për turpin e tyre, duke e harruar dhe keqtrajtuar Elbasanin, si një mbetje toksike të metalurgjikut, si një geto”, tha ai më tej.

(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›