E Diel, 1 Nëntor 2026

24 parti të djathta krijojnë Aleancën për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim, Berisha: Do përsërisim 92

Gazeta Shqip

berishaaaaPartia Demokratike zyrtarizoi pasditen e sotme koalicionin e saj parazgjedhor të cilin e pagëzoi Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim, ku u përfshinë 24 parti.

Mes partive kryesore të përfshira në koalicioni e djathtë janë PR e Mediut, PDIU e çamëve, PDK, LZHK, Aleanca Demokratike, Partia Agrare, partia e minoritetit grek MEGA etj.

Fjalën e hapjes e mbajti Sekretari i Përgjithshëm, Ridvan Bode, i cili u shpreh se ata po bashkohen për një të ardhme më të mirë për vendin të bazuar te punësimi, mirëqenia dhe integrimi.

Ne angazhohemi në parimin e një Shqipërie europiane përmes 3 shtyllave kryesore, punësim, mirëqenie dhe integrim. Ne jemi të bashkuar për të arritur këto synime për qytetarët. Ne nënshkruesit e kësaj marrëveshje qëndrojmë të bashkuar në besimin tonë se më shumë vende pune dhe paga më të larta janë thelbësore për një Shqipëri europiane, – deklaroi Bode.

Ndërkohë, kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij deklaroi se kjo ishte aleancë më e gjerë dhe më e suksesshme që do të arrinte një fitore spektakolare në zgjedhjet e 23 qershorit, duke risjellë edhe një herë sipas tij fitoren e vitit 1992.
Kryeministri akuzoi opozitën dhe liderin e saj Edi Rama që sipas tij prej dy vitesh po bllokon integrimin e vendit, ndërsa e siguroi se përgjigjen do ta merrte nga shqiptarët më 23 qershore, me fitoren e thellë të së djathtës.

Udhëheqja e sotme e Partisë Socialiste ka për program të vërtetë testamentin e etërve të vet. Në këto rrethana ishte një thirrje, një apel për të gjithë zotërinjtë që janë ulur sot këtu për bashkimin e forcave për të avancuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Unë jam i sigurtë se 23 qershori do të jetë përgjigja më e shkëlqyer e shqiptarëve për axhendën e vet europiane. Kurrë ndonjëherë Shqipëria nuk ka patur një kaq aleancë të bashkuar sic ka sot dhe të gatshme për të cuar vendin drejt një mandati të ri, një fitoreje të shkëlqyer në 23 qershor, tha Berisha.
23 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

24 parti të djathta krijojnë Aleancën për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim, Berisha: Do përsërisim 92 burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›