E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Qeveria dështoi me arsimin, 65% e universiteteve, të paakredituara

Gazeta Shqip

ledi shamkuDeputetja socialiste Ledi Shamku në kuadër të Ditës së Librit, deklaroi se kryeministri Sali Berisha ka dështuar me arsimin e lartë në këto vite, duke e rrënuar në mënyrën më të pacipë sistemin.

“Kemi raportet më të ulëta në rajon për shpenzimet për studentë dhe ata që vijojnë sot studimet e larta e vuajnë në kurriz mungesën e klasave, mungesën e laboratorëve dhe mungesën e bibliotekave. Kjo Qeveri është duke e trajtuar asetin e Universiteteve Publike, njëlloj si Azotikun e Fierit. PS ka një skemë tërësisht të re financiare, e cila në financim të arsimit të lartë synon harmonizimin e fondeve mes publikut dhe privatit për të mirën publike”, tha Shamku.
23 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

PS: Qeveria dështoi me arsimin, 65% e universiteteve, të paakredituara burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›