E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitje me armë në Durrës, i marrin automjetin çiftit, largohen në drejtim të paditur

Grabitje me armë në qytetin bregdetar të Durrësit. Mbrëmjen e sotme dy persona nën kërcënimin e armëve i kanë marrë automjetin një çifti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Porto Romano, ku grabitësit fill pas përvetësimit të automjetit janë larguar menjëherë në drejtim të paditur.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të grabitjes me armë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›