E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, përplaset me automjetin, humb jetën drejtuesi i motorit

Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik në Sarandë. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme qendër të qytetit, ku një motor me të cilin udhëtonte një i ri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është përplasur me një automjet me targa SR 7514 B dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Burime nga policia bëjnë me dije se drejtuesi i motorit është përplasur me derën e automjetit, ndërsa shoferi i makinës po dilte nga mjeti i tij, por përplasja për viktimën duket se ka qenë fatale duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Ndërkaq nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›