24 ushtare turq jane vrare ne perleshjet me rebelet kurde
Të paktën 24 ushtarë turq janë vrarë në përleshjet me rebelët kurdë në pjesën juglindore të Turqisë.
Raportet e mediave lokale kanë bërë të ditur se 18 ushtarë të tjerë janë plagosur kur militantët nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, sulmuan disa vende në provincën Hakari, pranë kufirit me Irakun.
"Turqia nuk do të tronditet nga terrori ... Ne do të bëjmë çdo gjë për të përfunduar këtë," tha presidenti Abdullah Gul, cituar nga agjencia e lajmeve AFP.
Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga ushtria turke, por raportet e mediave thanë që komandot turke kaluan kufirin në Irakun verior për të ndjekur rebelët.
Zona ka parë kohet e fundit një kulm dhune nga rebelët kurdë të cilët kërkojnë më shumë autonomi .
Dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur qe prej vitit 1984 si pasoje e konfliktit.
Për shkak të sulmit kryeministri turk, Recep Tajip Erdogan, ka anuluar një udhëtim të planifikuar më parë për Kazakistan.