E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gure dhe gaz lotesjelles ne Athine

Athine 19 tetor 2011 NOA/Albana Qehajaj ndash Vjeshta ka mberritur e perflakur ne Greqi. I gjithe vendi eshte zgjuar sot teresisht i paralizuar nga greva e paralajmeruar 48 oreshe e administrates sindikatave dhe mijera qytetareve kunder masave shtrenguese te qeverise. Mediat vendase raportojne se nje prej tubimeve me te medha te viteve te fundit po zhvillohet ne keto momente ne qender te Athines nen masa shume te larta sigurie.
Konfirmohet se protestuesit shumica prej tyre te mbuluar me maska kane sulmuar me gure dhe kokteje Molotov policine e cila eshte kunderpergjigjur fuke perdorur gazin lotesjelles.
Agjencia Reuter raporton se protestuesit po perpiqen te prishin gardhin metalik qe rrethon Parlamentin Grek ku pritet te votohet paketa e masave antikrize.
Greva e pergjithshme u thirr nga dy sindikatat me te medha te Greqise pasi parlamenti eshte duke u pergatitur te mbaje votimin te enjten lidhur me masat shtrenguese te cilat perfshijne ngritje te tatimit ulje te pagave dhe shkurtime per vendet e punes.
Masat shtrenguese te reja jane kerkuar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Nderkombetar ne kembim te fondeve te shpetimit per Greqine e cila eshte futur ne borxhe te medha.
a.q/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›