Besnik Hasi eshte gjithnje e me shume prane stolit te Kombetares
Me 99.9 për qind të gjasave do të kemi një divorc dhe një njeri që flet shqip të ulur në stol. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, do të takohet nesër me trajnerin e kombëtares, Josip Kuzhe, më shumë për t’i thënë lamtumirë dhe për ta falenderuar. Takimi, me shumë gjasa do të zhvillohet në Tiranë, ndërsa mendja është që tani diku tjetër.
Besnik Hasi është fare pranë stolit kuqezi, veçse për të firmosur kontratën me të duhet jo vetëm që presidenti Duka ta përzgjedhë kosovarin si kandidaturën e duhur, por edhe që Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, të bjerë dakord për aspektin financiar.
Duka dhe Komiteti, më në fund, kanë rënë dakord që kombëtarja shqiptare ka nevojë për një trajner shumë të mirë që të ketë sukses, por gjithkush është i ndërgjegjshëm që një trajner i tillë do të kërkonte shumë para, ndoshta deri në 1 milion euro, diçka e pamundur që të realizohet, me buxhetin e Federatës, sidomos në kushtet aktuale.
Ndaj edhe, për momentin, është hequr nga kërkimi i një trajneri të huaj “të zakonshëm”, pra të nivelit të Ari Hanit apo Josip Kuzhes. Një burim në FSHF tregon edhe një lloj lodhjeje që ndihet në institucion pas 8 vjetësh me trajnerë jo shqiptarë dhe kjo është një arsye më shumë që të synohet një vendas.
Veçse, bëhet fjalë për ish-lojtarë të kohëve të fundit të kombëtares, si Hasi apo Kola, ndërsa problemi kryesor është financiar. Sipas këtij burimi, Federata do të ecë me arsyetimin që “kombëtarja shqiptare është promovim për emrin e trajnerit” dhe kjo gjë do të bëhet që të ulen pretendimet financiare të trajnerit të ri. Sa do të jetë rroga e tij? Ndoshta 100 000 euro, ndoshta 200 000? Kjo mbetet të dalë pas diskutimeve.