E Diel, 1 Nëntor 2026

24 vjeçarja mohon foshnjën, e hedh në koshin me mbeturina

Një veprim çnjerëzor e ka detyruar policinë të arrestojë një 24 vjeçare, pas vrasjes së foshnjës së saj dhe hedhjes në koshin me mbeturina. Courtney Addington, 24 vjeç nga Sacramento në Californi është vënë në pranga nën akuzën për vrasje, pasi policia zbuloi në apartamentin e saj trupin e pajetë të foshnjës së saj të sapolindur.

Foshja është gjetur i vdekur në një qese me mbeturina poshtë krevatit të 24 vjeçares. Pas vizitës nga mjekët, ajo ka mohuar në mënyrë kategorike se ka sjellë në jetë një foshnje. E reja tashmë është dërguar në burgun e Sacramentos, ndërsa vijojnë hetimet për të hedhur dritë mbi këtë akt të rëndë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›