E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet shkolla në Therandë

Ndërtesa e shkollës fillore “Migjeni” në fshatin Gjinovc të Komunës së Therandës është djegur e tëra sot pasdite.

“Rreth orës 18:00, Policia e ka marrë një informacion se është duke u djegur objekti i shkollës fillore “Migjeni”, ka konfirmuar për Indeksonline zyrtari për informim i Policisë së Kosovës, Brahim Sadrija.

Sadrija ka thënë se shkolla nuk ka qenë duke u shfrytëzuar, pasi kjo ka qenë një shkollë e vjetër dhe në këtë fshat është ndërtuar shkolla e re.

“Zjarri është lokalizuar dhe e kanë nën kontroll, nuk ka rrezik të përhapjes së zjarrit. Eksperti komunal për hetimin e zjarrit, ekipet e hetimeve dhe forenzikës kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Sadrija./Indeksonline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›