Konferencë për Pronën Intelektuale
Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, të enjten merr pjesë në hapjen e konferencës “Prona Intelektuale në Kosovë”, ku, përveç tij do të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si dhe artistë e krijues fushash të ndryshme.
Organizimi ka për qëllim vetëdijesimin e publikut për pronën intelektuale dhe për përdorimin e saj. Përfaqësues të grupeve të ndryshme të shoqërisë, gjegjësisht, përdorues potencial të sistemit të mbrojtjes së të Drejtave të Pronës Intelektuale, si bizneset, universitetet, mediat, autorët, zyrtarët e lartë vendimmarrës qeveritarë dhe zyrtarë të lartë nga Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë pritet të japin kontributin e tyre.
Konferenca do të shoqërohet me aktivitete gjatë gati gjithë ditës, si debate, punëtori, informim, etj. Qasje në konferencë mund të kenë njerëz të të gjitha fushave të artit, biznesit, arsimit, etj.