E Shtunë, 31 Tetor 2026

240 tablo të Pikasos, ekspozohen në Moskë

Punimet e një prej artistëve më të mëdhenj të artit pamor janë ekspozuar në Moskë,duke shënuar kështu një ngjarje të rëndësishme për Rusinë. Kështu në muzeun e artit Pushkin janë ekspozuar rreth 240 punime të piktorit të famshëm spanjoll, themeluesit të rrymës kubiste, Pablo Pikaso. Punimet përfshijnë etapa të ndryshme të krijimtarisë së Pikasos: piktura,

skulptura, grafika, apo fotografi. Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 26 shkurt- deri në datën 23 maj dhe është cilësuar si më e madhja e hapur deri tani në Rusi, me punime të këtij autori. Ekspozita e parë me punime të Pikasos, është hapur në Moskë në vitin 1956, në të cilën u paraqitën 40 punime. Ekspozita, u pa për kohën si e çara e parë e perdes së hekurt, që ekzistonte mes Lindjes dhe Perëndimit në ato vite. Pikturat e Pikasos kanë qenë të ndaluara në ish Bashkimin Sovjetik, pasi arti i tij binte ndesh me normat e realizmit socialit. Shumica e pikturave të ekspozuara në muzeun e artit "Pushkin" janë marrë nga koleksioni i veprave të tij në muzeun "Pikaso" në Paris.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›