E Shtunë, 31 Tetor 2026

240,000 shikuesë priten të ndjekin Çmimin e Madh të Turqisë

Stambolli pret të fitojë më shumë se 64 mililonë dollarë nga organizimi për herë të dytë të Cmimit të Madh të Turqisë, garë e cila do të zhvillohet këtë fundjavë.
Në një raport të publikuar me titullin : "Formula One Economy: Turkish Grand Prix Istanbul", konsulentët lokalë të firmës "Deloitte" pohuan se atë parashikojnë 240,000 shikuesë për të ndjekur garat.
45,000 do të jenë turistë të huaj dhe nga të tjerët, 25,000 priten të jenë nga Stambolli, qyteti më i madh i Turqisë.
Sezonin e kaluar në "'Otodrom" ishin të pranishëm në garën zyrtare 100,000 spektatorë, ndërkohë që garën e fitoi Kimi Raikkonen me McLaren Mercedes.
Emiljano Kociu

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›