Kampionia në fuqi, Serbia arrin fitoren e parë

Eni Zejnati
Sot u zhvilluan ndeshjet e treta në grupin A ku Argjentina, Serbia dhe Francën arritën të fitojnë me kundërshtarët e tyre. * * * Argjentine - Venezuela 96-54 Argjentina përsëri la pushim yjet për pjesën më të madhe të lojës pasi arriti të shkëputej që në fillim dhe siguroi kualifikimin me fitoren e tretë në po aq ndeshje. Kampionët olimpikë dhe një nga favoritet kryesore në këtë kampionat pas amerikanëve, dominuan ashtu si edhe kundër Libanit. Ëalter Herrmann që e filloi lojën nga stoli ishte shënuesi më i mirë me 25 pikë në 26 minuta të luajtura. Luis Scola shënoi 17 pikë, megjithëse luajti vetëm 16 minuta. Mbrojtja e Argjentinës ishte në ditën më të mirë pasi i lejoi Venezuelës një përqindje shumë të ulët në gjuajtje, vetëm 27%. Rëndësinë e lojtareve rezervë për Argjentinën e theksoi Ginobili, lojtari me i njohur i skuadrës që luan në NBA. "Nuk ka dyshim që lojtarët e stolit tonë janë ndër më të mirët e kampionatit, dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme se duhen luajtur shumë ndeshje deri në fund." Venezuela nuk arriti të ishte në avantazh asnjëherë në këtë ndeshje. Ajo ka 1 fitore dhe 2 humbje. * * * Serbi/Mal i Zi - Liban 104-57 Serbi/Mal i Zi arriti më në fund fitoren e parë në kampionat, duke shkatërruar Libanin 104-57. Një nga vendet më me histori në basketboll e kishte filluar shumë keq kampionatin, duke humbur 2 ndeshjet e para me Francën dhe Nigerinë, por kjo fitore u hapi rrugën e kualifikimit për në 16-she. Darko Milicic ishte shënuesi më i mirë për kampionët në fuqi, duke shënuar 20 pikë, të gjitha në gjysmën e parë të lojës. Ndeshja filloi e fortë ku të dyja skuadrat po shënonin me rradhë deri në mes të pjesës së parë ku rezultati ishte 15-15. Por Serbi/Mal i Zi e mbylli këtë pjesëe me nje revansh 15-3 në minutat e fundit. Nga ky moment, Serbi/Mal i Zi nuk ndaloi më por vetëm thelloi avantazhin. Në fillim të pjesës së katërt të gjithë lojtarët kryesorë serbo-malazezë ishin në stol, por rezervat vazhduan të njëjtën lojë. Askrabic mbaroi me 14 pikë, Tripkovic shtoi 13 dhe Marinovic and Miroslav Raicevic shënuan nga 12 secili. Igor Rakecovic, kapiteni i skuadrë shënoi vetëm 6 pikë. Tani të dyja skuadrat kanë nga një fitore dhe 2 humbje. * * * Francë - Nigeri 64-53 Nigeria nuk mundi të përsëriste të njëjtën formë që tregoi në fitoren kundër serbo-malazezeve dhe shënoi vetëm 15 pikë në gjysmën e parë të ndeshjes dhe 53 pikë gjithsej në një ndeshje ku pikët ishin shumë të pakta. Franca megjithëse shënoi vetëm 64 pikë dhe gjuajti 36%, arriti të merrte fitoren e dytë dhe t'i afrohet shumë kualifikimit nga Grupi A. Franzezët u shkëputën në 2 pjesët e para që i fituan 17-7 dhe 16-8. Nigeria bëri lojën më të mirë në pjesën e tretë të cilen e fitoi 21-14 por francezët ruajtën avantazhin deri në fund. Udoka i Nigerise ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes me 17 pike ndërsa për francezëet më i miri sihte Glebale me 14 pikë në 30 minuta. Diaë i Frances, i cili mori dhe cmimin "Lojtari më i përmirësuar i vitit" në NBA, shënoi 5 pikë, kapi 9 ribaunde dhe bllokoi dy gjuajtje. Nigeria ka 1 fitore dhe 2 humbje. *** Renditja e Grupit A Argjentina 3/0 - 6 pikë France 2/1 - 5 pikë Serbi / Mal i Zi 1/2 - 4 pikë Nigeria 1/2 - 4 pikë Venezuela 1/2 - 4 pikë Libani 1/2 - 4 pikë