E Diel, 1 Nëntor 2026

241 kontrolle të shëndetit të gjirit në QSUT, 87 ishin diagnostikime të reja

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” regjistroi 241 raste për kontroll të shëndetit të gjirit gjatë periudhës 13–22 tetor 2026, nga të cilat 87 ishin diagnostikime të reja dhe 154 rikontrolle.

Në një postim në kuadër të fushatës Tetori Rozë, QSUT thekson rëndësinë e kontrolleve periodike dhe të informimit për shëndetin e gjirit.

“Çdo rast kërkon vlerësim të kujdesshëm dhe ndjekje mjekësore sipas nevojave të pacientes”, thuhet në mesazhin e QSUT-së.

QSUT nënvizon se kujdesi për shëndetin e gjirit nis me vëmendjen ndaj vetes dhe kryerjen e kontrolleve në kohë, si pjesë e rëndësishme e ndërgjegjësimit për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve të gjirit.

/e.i/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›