Berisha: Sot e gjithë Shqipëria është në Tiranë

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediat nga selia e PD, u shpreh se, mijëra shqiptarë kanë ardhur në mbështetje të studentëve.
Ai u shpreh se beteja kundër studentëve, do të jetë e fundit për kryeministrin Edi Rama.
“Sot, Shqipëria është e tëra në Tiranë në mbështetje totale të studentëve dhe kundër narkodiktatorit që po përdor dhunë barbare ndaj tyre.
“Sot, studentë, sindikata, forca politike opozitare, janë në mbështetje më të fuqishme të revoltës studentore. Me dhjetëra mijëra shqiptarë po vijnë nga të katër anët e vendit, kanë ardhur mbrëmë”, tha Berisha.
I pyetur nëse do t’i bashkohet protestës, Berisha nuk ktheu një përgjigje, teksa shtoi se beteja kundër studentëve, do të jetë e fundit për kryeministrin Edi Rama.
/m.q/a.f/