E Hënë, 2 Nëntor 2026

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, Begaj: Të bashkuar ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 249-vjetorin e Pavarësisë.

Në nderim të kësaj dite (4 Korrikut), përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në platformën X, Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për mbështetjen e SHBA-së ndaj Shqipërisë dhe përkushtimin për t’i forcuar këto lidhje.

“Gëzuar 4 Korrikun! Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen më të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, duke shpresuar në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy kombeve tona të mrekullueshme”, shkruan Begaj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 249-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë, në vitin 1776, delegatët u mblodhën në Filadelfia dhe nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, duke u shkëputur zyrtarisht nga sundimi britanik.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›