Zjarret në vend, 21 vatra të raportuara në 24 orët e fundit, 4 prej tyre ende aktive

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive.
Vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e: Elbasanit, Librazhdit, Prrenjasit, Vlorës, Finiqit, Tiranës, Kavajës, Lezhës, Kurbinit, Shkodrës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Hasit, Devollit e Beratit.
Si pasojë e zjarreve të rëna kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte janë djegur rreth 6 hektarë me bimësi.
Aktualisht mbeten aktive vatrat:
– Në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan, ku edhe sot vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës. Gjatë ditës së djeshme u punua kryesisht me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa një grup ekspertësh ishte në terren për matjen e ndotjes së ajrit.
– Aktive mbetet edhe vatra e zjarrit midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq. Situata sot është e qetë, por në monitorim.
– Një tjetër vatër aktive është ajonë fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Ditën e sotme, forcat operacionale, dhe me ndihmën e Helikopterit Cougar do të vazhdojnë punën për vënien nën kontroll të zjarrit.
– Aktive është edhe vatra e zjarrit në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, Bashkia Has, në një sipërfaqe me pyll pishe. Terreni i vështirë dhe era e mbajnë zjarrin aktiv. Forcat operacionale vazhdojnë punën dhe gjatë ditës së sotme.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 36 automjete zjarrfikëse dhe 232 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 35 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 4 kamionë vetëshkarkues, dhe 1 traktor me zinxhirë, 1 grup ekspertësh për matjen e ndotjes së ajrit dhe 1 helikopter Cougar .
Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rrezik “I LART˔ për zjarret pothuajse në të gjitha qarqet.
Në qarqet, Korçë dhe Vlorë pritet nivel rrezik “I MODERUAR” dhe lokalisht rrezik “I LART˔ vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: Korçë (Qendër), Vlorë (VeriQendër).
I gjithë sistemi i mbrojtjes civile vijon të jetë në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të shpejtë.
/rtsh.al/