E Shtunë, 31 Tetor 2026

2.5 miliardë lekë i kushton KQZ dita e 8 majit

27/04/2011  Përllogaritja sipas totalit të komisionerëve të punësuar për votimet e 8 majit

Një e treta e buxhetit për zgjedhjet do jenë paga për ditën e votimit

Vetëm për ditën e zgjedhjeve, shuma e vënë në dispozicion për anëtarët e komisioneve të ngritura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do jetë rreth 2.5 miliardë lekë. Kjo është shuma e nxjerrë në bazë të përllogaritjeve të përafërta të shifrave të vëna në dispozicion nga KQZ-ja. Kështu, një e treta e totalit të përgjithshëm nga buxheti për zgjedhjet lokale, prej 7.5 miliardësh, do jetë shpërndahet për pagat e anëtarëve të komisioneve të dyta dhe të treta të ngritura nga KQZ-ja. Këto komisione pritet të jenë funksionale deri në mbyllje të procesit të votimit dhe numërimit të votave. Në këtë përllogaritje janë përfshirë pagesat për ndihmën teknike, ku 66 persona do të shërbejnë si ndihmësteknikë në çdo KZAZ, të cilët do të merren me vëzhgimin e pjesëmarrjes së grave në ditën e votimit. Dhe kjo strukturë është ngritur që në muajin shkurt dhe do jetë funksionale deri në përfundim të votimeve. Ndër të tjera, janë përfshirë në përllogaritjen e bërë edhe anëtarët e 66 KZAZ-ve, ku secila prej tyre ka nga 7 anëtarë. Pavarësisht se ata janë emëruar nga partitë politike parlamentare, anëtarët e KZAZ-ve përfitojnë një pagë mujore nga KQZ-ja prej 60 mijë lekësh të reja në muaj, deri në përfundim të të procesit zgjedhor të 8 majit. Në këtë përllogaritje bëjnë pjesë dhe stafet e QV-ve, të cilat do funksionojnë vetëm në ditën e zgjedhjeve. Ato do të kenë në përbërje të tyre 7 anëtarë, ku secili do të paguhet 3500 lekë të reja. Gjithashtu, edhe anëtarët e vendeve të numërimit të votave janë përfshirë në këtë përllogaritje. Çdo VNV do të ngrihet nga dita e zgjedhjeve dhe do jetë funksionale deri në mbyllje të numërimit të votave për çdo KZAZ. Gjithsej janë 66 VNV, po aq sa KZAZ-të, por puna e tyre do vijojë dhe pas 8 majit, në rast të ndonjë kontestimi të mundshëm për numërimin. Llogaritja është bërë vetëm për 8 majit, ku paga e çdo anëtari është afro 6000 lekë të reja në ditë. Në këtë përllogaritje është lënë jashtë kalkulimit karburanti i transportit si të personave të angazhuar në këtë proces, por dhe transporti i kutive të votimit, të cilat në rast se do përfshiheshin në kalkulim, shifra do ishte edhe më e lartë se 2.5 miliardë lekë.

Paga për ndihmën teknike

66 x 60.000 (lekë të reja në muaj) x 4 (muajt e punës) = 15.840.000 lekë të reja

Paga për KZAZ

66 (KZAZ) x 7 (anëtarë) x 60.000 (lekë të reja në muaj) x 4 (muajt e punës) =

=110.880.000 lekë të reja.

Qendra e Votimit

4880 (QV) x 7 (anëtarë) x 3500 (lekë të reja) = 119.560.000 lekë të reja

Vendet e Numërimit të Votave

66 (KZAZ) x 4 (anëtarë) x 6000 (lekë të reja) = 1.584.000 lekë të reja vetëm për 8 majin.

Totali

Në përfundim, 247.864.000 lekë të reja do jetë shuma që do t’i kushtojë Buxhetit të Shtetit për zgjedhjet vendore të majit. Fatura e zgjedhjeve lokale është rreth 750 miliardë lekë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›