Tokat dhe shtëpitë, “gjoba” e qytetarëve vetëm 1 për qind
27/04/2011 Procedura për qytetarët që duan të përfitojnë nga taksa e shitjes dhe blerjes së shtëpive
Ata që nuk e kanë deklaruar tokën, shtëpinë, apo apartamentin e tyre deri në fund të 2010 mund të përfitojnë nga falja e detyrimeve që Kuvendi miratoi vetëm pak ditë më parë. Ligji pritet të hyjë në fuqi dhe të zbatohet ditët e para të majit. Por si do të jetë procedura e përfitimit për qytetarët? Qytetarët përfitojnë nga shitja e pasurisë së tyre një ulje që është sa 1/10 e asaj që do të paguanin në momentin e shitjes. Ministria e Financave bën të ditur se rivlerësimi i kapitalit do të ketë një kosto shumë të ulët për qytetarët, të cilët do të paguajnë vetëm 1 për qind të vlerës që del nga diferenca mes çmimit të shitjes dhe çmimit të blerjes së apartamentit. Për këtë diferencë aktualisht paguhet 10 për qind. Por të gjithë ata qytetarë që nuk i kanë deklaruar shtëpitë e tyre me vlerën e plotë për shkak të kësaj takse mund të përfitojnë nga falja e aplikuar këtë vit, pasi ajo do të jetë unike dhe nuk do të përsëritet më. Nga ky proces mund të përfitojnë edhe ata persona, të cilët kanë përfituar nga privatizimi i banesave në vitin 1992.
Amnistia e trojeve dhe shtëpive
Më konkretisht, sipas Ministrisë së Financave individët që do të rivlerësojnë kapitalet e tyre fikse do të mund të përfitojnë nga ky proces pothuajse 9 herë. Kështu, nëse një apartament i blerë në vitin 2002, kushtonte 30 mijë USD dhe nëse shitet sot kushton 100,000 Euro, diferenca në vlerë është prej rreth 100,000 USD. Tatimi i cili aplikohet sot dhe është në masën 10% në rast se ky apartament do të shitet do të ishte 10,000 USD. Por nëse deklarohet si pjesë e procesit të faljes rivlerësimi për qytetarin do të jetë vetëm një pagesë prej 1,000 USD. “Ne zbatojmë prej disa vitesh taksën e sheshtë, pra të gjitha pasuritë e individëve që shiten në treg dhe që kanë diferenca midis çmimit të blerjes në momentin fillestar dhe atij të shitjes në tregun aktual, mbi këtë shumë paguhet 10%”, - është shprehur ministri i Financave, Ridvan Bode për këtë proces. Sipas tij, aplikimi i kësaj “faljeje” është një lehtësim për tregun e pasurive të patundshme në Shqipëri. Ky proces i krijon mundësi të gjithë individëve që të rivlerësojnë pasuritë e tyre. “Për shkak të dinamikës së shpejtë të vlerës së kapitaleve të aseteve do të mund t’i rivlerësojnë në mënyrë që në perspektivë të mos ndjejnë peshën e madhe dhe presionin e pagimit të një takse disa herë më të lartë se ajo që ftohen të paguajnë përmes amnistisë. Kjo është e domosdoshme dhe për faktin se një pjesë e mirë e pasurive të individëve kanë pasur një vlerë simbolike që vijnë nga procesi i privatizimeve të banesave në vitin 1992, ndërkohë që dinamika e tregut imobilar ka qenë e madhe, me qindra herë në rritje duke sjellë si domosdoshmëri nevojën e një rivlerësimi përmes një pagese simbolike prej vetëm 1 % të shumë që ai vlerësohet”, - shprehet ministri Bode. Sipas tij, në momentin që do të bëhen publike deklaratat personale që duhet të plotësojnë individët që do të bëhen pjesë e amnistisë do të përfitojnë edhe ata që pasuritë e paluajtshme si toka dhe troje për shkak të ndryshimit të shpejtë dhe shumë të madh të tregut të pasurive të paluajtshme vitet e fundit nuk i kanë deklaruar. Në dy javët e para të majit këta individë mund ta bëjnë rivlerësimin e pasurisë së tyre me vlerë tregu. Sipas ministri Bode, kjo do të eliminojë pabarazinë sociale, që solli deformimi i tregut të pasurisë së paluajtshme vitet e fundit.
Detaje
Kohëzgjatja
“Nga momenti që ligji do të dekretohet dhe do të hyjë në fuqi, nga ana e Ministrisë së Financave janë parapërgatitur të gjithë aktet e tjera nënligjore, të cilat do të zbatohen me shpejtësi për ta bërë eficent ligjin brenda dyjavorit të parë të muajit maj. Kohëzgjatja e tij do të jetë deri në fund të viti 2011, sipas miratimit të ligjit”, -shprehet ministri Bode.
Llogaritjet
“Shumat që falen janë të mëdha, qoftë të detyrimeve apo dhe të gjithë penaliteteve që lidhen me këto detyrime. Nga përllogaritjet tona vetëm falja e detyrimeve të prapambetura shkon në rreth 40 miliardë lekë të reja. Ndërsa për përfitimet që do të ketë buxheti i shtetit mund të them që ne nuk kemi një përllogaritje ekzakte pasi nuk ka dhe të dhëna ekzakte”, - shprehet Bode.
Sanksionet
“Në Kuvend po diskutohen një sërë dispozitash që forcojnë zbatimin e ligjit dhe rrisin penalitetet. Një pjesë e fshehjeve ka qenë e justifikuar me defektin që kanë kompanitë në balancën e kapitaleve të aktiviteteve të tyre ekonomike. Ne po ju japim mundësi që ta nxjerrin në dritë pa asnjë lloj penaliteti. Pas kësaj sigurisht penalitetet do të jenë të mëdha”, - thotë Bode.