Braktis foshnjën 1-javëshe në bunker, ndalohet 32-vjeçarja
27/04/2011 Gruaja u pikas nga patrulla, bënte lëvizje të dyshimta. Procedohet penalisht
POGRADEC- Një 32-vjeçare nga qyteti i Pogradecit, e cila kishte lindur një fëmijë para një jave, së fundi kishte vendosur ta braktiste përfundimisht atë, sepse lindja e foshnjës kishte qenë fryt i një marrëdhënieje intime me dikë tjetër, pa qenë e martuar. Me sa duket 32-vjeçarja nuk kishte mundur të gjente as mbështetjen e partnerit të saj. Megjithatë, pavarësisht nga rrethanat e lindjes së fëmijës, 32-vjeçarja me inicialet V.Xh., banuese në lagjen nr. 1 të Pogradecit, kishte marrë vendimin që fëmijën e saj ta braktiste në një nga bunkerët që gjendej në periferi të qytetit, duke e lënë atje në mëshirë të fatit. Megjithatë, skenarit të parapërgatitur nëna e fëmijës nuk ka mundur t’i shkojë deri në fund, pasi në momentin e braktisjes së foshnjës do të kapej nga policia, madje pa u larguar shumë nga vendi ku kishte lënë fëmijën e vet.
Tmerri i nënës së foshnjës
Kapja e saj u bë e mundur sepse lëvizjet e saj kishin qenë të dyshimta gjatë gjithë kohës së lëvizjeve të saj, duke filluar që nga kalimi nëpër rrugicat e qytetit e deri te mbërritja te bunkeri. Gjatë gjithë kohës ajo kishte qenë e pushtuar nga ankthi, nëse do të mundej t’u shmangej dot vështrimit të njerëzve, dhe nëse do t’ia dilet dot mbanë realizimit të këtij akti të dënueshëm, pasi ndoshta brenda qenies së vet po kuptonte se çfarë ishte duke bërë. Për këtë arsye, ndërsa i afrohej vendit ku do të linte foshnjën, vështronte gjithnjë pas, nëse po e ndiqte njeri apo dikush tjetër po përgjonte lëvizjet e saj. Kjo mënyrë sjelljeje kishte ngjallur dyshime te forcat e patrullës së policisë, gjë që i detyroi këta të fundit të ndiqnin çdo lëvizje të gruas në gjithë rrugëtimin e frikshëm të saj. Madje patrulla kishte vërejtur me imtësi hyrjen e saj në bunker, lënien e “një sendi” që e kishte pasur me vete dhe daljen nga bunkeri pa pasur me vete atë diçka që e kishte “fshehur” aty. Pikërisht në këtë kohë policia kishte kryer kontroll në bunker, nga ku do të befasohej nga ajo çfarë do të gjente aty. Një foshnjë e vogël ishte lënë në brendësi të bunkerit, gjë që të linte të kuptohej se fëmija ishte braktisur. Pas kësaj policia do të kërkonte ndihmën e një gruaje për të ndihmuar për fëmijën.
Ndalimi i gruas
Pas kësaj, policia bëri të mundur dhe kapjen e gruas, që tashmë po largohej nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me këtë akt të kryer nga nëna e fëmijës, burime të Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Korçës bënë të ditur se tashmë në ngarkim të 32-vjeçares V. XH, gjendja familjare beqare, banuese në lagjen nr. 1 të Pogradecit, ka filluar çështja penale në gjendje të lirë. Sipas policisë, kjo shtetase një ditë më parë, në orët e pasdites, kishte braktisur foshnjën e saj të porsalindur 1-javëshe, te seksit mashkull, duke e lënë në një bunker në lagjen nr. 1 të Pogradecit. Burimet në fjalë sqaruan gjithashtu se kjo shtetase ishte kapur në flagrancë nga punonjësit e policisë së patrullës së përgjithshme të komisariatit të Pogradecit në momentin e largimit, pas braktisjes së foshnjës. Vepra penale e konsumuar prej saj është ajo e “braktisjes së fëmijës së mitur”, parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal. Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë Pogradec për hetime të mëtejshme. Gjithsesi, pas zbulimit braktisjes së foshnjës, nëna e fëmijës ka pranuar ta marrë në shtëpi, ndërsa Bashkia e Pogradecit i ka ofruar ndihmë ekonomike për rritjen e foshnjës, pasi gruaja në fjalë përballet me vështirësi financiare.
Në fazën e parë do të sistemohen 100 banesa
Bashkia Fier, projekti për termoizolimin e ndërtesave
FIER- Reduktimi i përdorimit të energjisë elektrike duket se është kthyer tashmë në një projekt real në bashkinë Fier. Kjo e fundit ditën e djeshme së bashku me Co-plan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, ka prezantuar mënyrën se si do të bëhet i mundur përfitimi i energjisë elektrike. Bëhet fjalë për termoizolim të ndërtesave të banimit. Është një projekt në fakt, që mendohet të shtrihet si fillim në banesat parafabrikate, por edhe banesa të tilla me materiale të ndryshme konstruksioni, ku spikat përdorimi i tullës, gurit apo drurit. Sipas përfaqësueses së Co-plan dhe konkretisht arkitektes Eranda Lici, ky projekt konsiston në rehabilitimin e godinave të banimit në pjesën veriore të qytetit, me një sipërfaqe prej 3.9 ha, në mënyrë që të shfrytëzohet në maksimum energjia diellore, ku mendohet që në fazën e parë të sistemohen 100 banesa. “Izolimi termik është një nga mënyrat më efektive për të përmirësuar efeciencën termike në ndërtesat e banimit dhe për të rritur kështu komfortin në to. Kështu ne do të kemi banesa më ta ngrohta në dimër dhe më të freskëta në verë, reduktohet kostoja për ngrohjen dhe freskimin në masën 30%. Kursehet kështu çdo burim jo i rinovueshëm dhe reduktohet emetimi i gazeve serrë që ndikojnë në ngrohjen globale. Por kjo redukton më së tepërmi vlerën e faturës së energjisë elektrike”, ka vijuar Lici. Ndërkohë kryetari i bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, në takimin e organizuar me grupe interesi, shoqëri civile e shumë përfaqësues të administratës, ka deklaruar se brenda vitit në të cilin jemi ky projekt do të marrë jetë, pasi qytetarët, sipas tij, duhet të arrijnë të ulin koston e jetesës, e cila rëndohet më së shumti edhe nga faturat marramendëse të CEZ-it. “Projekti në fjalë do të marrë jetë brenda vitit, ne tani po njihemi me hapat, ndërsa në vetëm pak kohë do të nxjerrim një vlerë të tij dhe do të bashkëpunojmë me Bashkimin Evropian, delegacionin e Komisionit Evropian në Shqipëri etj., me qëllim që të sigurohen fondet brenda një kohe të shkurtër. Ne e kemi projekt të mirëstudiuar këtë tashmë dhe ky është takim informues me hapat që do të hidhen. Fillojmë së shpejti me procedurën përfundimtare”, ka deklaruar Zeqaj. Megjithëse ky projekt ende nuk ka një shumë investimi, ajo që dihet tashmë është se ndërhyrja në banesa është parashikuar të bëhet në muret e jashtme, dritaret dhe tarracat e banesave. Ndërkohë, në ditët në vijim projekti do t’u prezantohet edhe banorëve të qytetit, të cilët nga informacionet e para e kanë mirëpritur këtë ndërhyrje. A. Damini
Ministri i Shëndetësisë dhe qeveria japoneze
Pajisje moderne për urgjencën e spitalit civil në Lushnjë
LUSHNJE- Agjencia japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar, JICA, ka lëvruar pajisje mjekësore për urgjenca, pajisje të imazherisë, për laboratorë klinike, autoambulanca dhe pajisje për shpëtimin e jetës për 14 qendra urgjence në të gjithë vendin. Këto të fundit do të shërbejnë për modernizimin e qendrave të urgjencës. Një ndër qendrat fituese ka qenë dhe qendra e urgjencës në Lushnjë. Sot është bërë edhe dorëzimi i tyre, ku merrnin pjesë Petrit Vasili, ministri i Shëndetësisë, përfaqësues të ambasadës japoneze në Shqipëri, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Këshilli i Ministrave etj. “Falënderojmë ambasadën japoneze që, megjithëse në gjendje dhe situatë jo të mirë për vendin e tyre pas asaj që ndodhi me cunamin, kanë gjetur mundësi të na ndihmojnë. Ne jemi në sot në Lushnjë, e cila është një qytet që ka nevojë që mjekësinë ta ketë të kompletuar për arsye se në këtë qendër trajtohen shumë talasemikë”, ka vijuar ndër të tjera Vasili.
Qeveria japoneze e ka aprovuar këtë projekt në dy shkurt të vitit 2010. Objektivi kryesor i këtij projekti është mundësimi, diagnostikimi dhe trajtimi mjekësor i pacientëve për të qenë sa më pranë tyre duke përmirësuar kështu indeksin e shpëtimit të jetës në Shqipëri. A. Damini
Përfundon në gjendje të rëndë në spital
Vetëqëllohet aksidentalisht me gotën e pijes
KORÇE- Një i ri, 29 vjeç, banues në qytetin e Korçës, ka mbërritur në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e këtij qyteti. Mësohet se 29-vjeçari ishte vetëqëlluar aksidentalisht me gotën e pijes, gjatë kohës që po qëndronte në lokal bashkë me disa miq të tij. Pas kësaj goditjeje ai kishte filluar të ndihej gjithnjë dhe më keq, derisa më në fund kishte kuptuar se vetëm mjekët mund ta nxirrnin nga gjendja në të cilën ndodhej. Megjithatë, pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, mjekët pohuan se gjendja e tij paraqitet mjaft e rëndë, por që gjithsesi jashtë rrezikut për jetën. Për këtë arsye 29-vjeçarit do t’i duhet të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve për aq kohë sa ai ta ketë kaluar kërcënimin për jetën. Autori i kësaj ngjarjeje është shtetasi me inicialet G.T, banues në lagjen nr. 2 të qytetit të Korçës. Për sa më sipër, burime të policisë bënë të ditur se kishin marrë njoftimin se në spitalin e Korçës ishte paraqitur shtetasi G. T., 29 vjeç, i cili kishte dëmtime në pjesën e poshtme të veshit, gjë që solli dhe ngritjen e grupit hetimor. Sipas policisë, nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi në fjalë kishte qenë së bashku me disa miq, duke konsumuar pije alkoolike, por në një moment të bisedës së tyre, kur kishin qenë duke luajtur, ai kishte goditur veten aksidentalisht me gotën që e kishte pasur në dorë. Pas kryerjes së këtij akti, 29-vjeçarit i kishte shpërthyer hemorragjia. Megjithatë, ai kishte refuzuar të shkonte në spital. Ndërsa koha kalonte, gjendja e tij rëndohej gjithnjë e më tepër. Madje ka qenë kjo arsyeja që ai së fundi e pa veten të detyruar të kërkonte ndihmën e mjekut. Të paktën ky ka qenë versioni mbi ngjarjen që ka dhënë 29-vjeçari para punonjësve të policisë. Gjithsesi, “mosparaqitja në spital në kohën e duhur dhe qëndrimi për një kohë të gjatë pa mjekim e kishin rëndur gjendjen e tij”, shpjeguan burimet e policisë. Ndërkaq, të njëjtat burime bënë të ditur gjithashtu se për këtë ngjarje u kryen veprimet hetimore procedurale për “ngjarje aksidentale”, ndërsa materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme, përfunduan burimet në fjalë. V. Hasani
Merr fund derdhja në det
Drejt përfundimit impianti i përpunimit të ujërave të zeza
SARANDË - Qyteti i Sarandës dhe zona përreth saj së shpejti do të kenë impiantin e trajtimit të ujërave të zeza, një projekt i financuar nga Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), qeveria e Luksemburgut dhe qeveria shqiptare, me vlerë 4.8 milionë USD.
Everest Elmazaj, inspektor i agjencisë rajonale të mjedisit, tha se ky investim pritet të hyjë tërësisht në funksion vitin e ardhshëm, pasi të disiplinohen të gjitha kanalizimet. "Nisur edhe nga përvoja që është shtrirë në disa rrethe të vendit, në Sarandë, ndërtimi i një impianti të tillë, i jep fund një herë e përgjithmonë filtrimit të ujërave të zeza në det”, shprehet Elmazaj. Sipas tij, "kapaciteti i përpunimit do të jetë 136 litra për sekondë. Ky investim është planifikuar për një popullsi prej 100 mijë banorë, duke pasur parasysh perspektivën e rritjes së Sarandës, por sidomos sezonet turistike të saj, që sjellin trefishim të popullsisë së qytetit”.
Punimet për impiantin kanë nisur në maj të vitit 2007, duke u shtrirë në 35 ha të fushave të Çukës, rreth 5 km larg Sarandës. T. Skuqi