Kategoria Superiore Flamurtari shpallet kampion i fazes se pare

Djemte e Gugash Maganit munden ne Ruzhdi Bizhuta ekipin e Elbasanit. Ne Qemal Stafa ekipi i Tiranes u mund nga Vllaznia 2-0
Dy takimet e fundit te javes se 11-te te Kategorise Superiore kane dhuruar dje emocione dhe rezultate surprize. Keshtu Flamurtari i cili i tregoi ambiciet e veta edhe ne Elbasan arriti qe me tri piket e marra ne Ruzhdi Bizhuta te shpallej kampion i fazes se pare. Djemte e Gugash Maganit kane mundur 2-1 ekipin e drejtuar nga Alimehmeti. Verdheblute edhe pse kaluan te paret ne avantazh me ane te E.Dalipit 14 nuk munden te benin dot asgje perballe vlonjateeve. Keta te fundit sapo e pane veten ne disavantazh kane reaguar fuqishem dhe me prepotence duke e spostuar lojen ne prapavijen verdheblu. Edhe pse vendasit u munduan te shumte ne numer per te mbrojtur kuadratin e Llanit nuk munden te ndalonin Daniel Xhafen me shoke. Ne minuten e 31-te qe golashenuesi kryesor i kuqezinjve Xhafaj qe barazoi shifrat duke kurorezuar kesisoj iniciativen dhe dominimin e lojes nga miqte. Me pas per te dytin spektatoret nuk priten shume pasi ish-futbollisti i Elbasanit qe sot luan per Flamurtarin Julian Ahmataj realizoi nje gol ne minuten e 36-te. Permbysja e rezultatit nuk u evitua nga vendasit qe ne kete takim kerkonin pike. Me rezultatin 2-1 u mbyll pjesa e pare nderkohe qe e dyta ishte me e kujdesshme per Flamurtarin qe mendoi shume te ruaje epersine ndersa verdheblute u shfaqen te pafuqishem dhe te pasakte per ti barazuar shifrat. Natyrisht raste per te dyja skuadrat jane krijuar edhe ne fraksionin e dyte por portat respektive nuk jane prekur me si ajo e Dushkut te Elbasanit qe ka zevendesuar Llanin ne pjesen e dyte ashtu dhe ajo e Spahos se Flamurtarit qe ka ulur ne stol prej disa javesh Mocken. Ky 3- pikesh e ka ngjitur skuadren vlonjate ne vendin e pare te klasifikimit duke parakaluar keshtu Dinamon e cila pasohet nga Skenderbeu.
Tirana -Vllaznia
Ne Qemal Stafa ka fituar 2-0 Vllaznia e cila i ka mposhtur dy here bardheblute e Nevil Dedes. Dy gola realizuar ne pjesen e pare u kane mjaftuar kuqebluve per ti derguar 3 piket ne Shkoder per ta shokuar Tiranen me nje humbje ne shtepi cka tregon situaten plot drite-hije dhe luhatje te 24 here kampioneve te vendit. Vajushi ne minuten e 18-te dhe kapiteni Sinani ne minuten e 31-te kane vulosur rezultatin 2-1 i cili mbeti i pandryshuar deri ne fund te lojes. Pas takimit trajneri i Tiranes Nevil Dede u shpreh se skuadra e tij nuk ka me nje identitet te sajin. Eumlshte nje humbje e turpshme qe nga une i pari per te vazhduar tek lojtaret e tjere. Nuk ka nevoje per koment. Ishte nje pjese e pare pa deshire pa grinte dhe pa grup. Dy golat i pesuam pasi beme gabime. Ne rastin e pare humbem topin ndersa ne te dytin pas nje mosmarreveshjeje mes mbrojtesit e portierit. Eumlshte me te vertete per te ardhur keq pasi i rame me shkelem nje pune qe ne po mundoheshim shume qe ta ndertonim dhe qe ta ngjisnim shkalle-shkalle. Duhet qe te na vije keq per veten dhe per tifozet. Duhet qe te nxjerrim mesime qe e gjithe kjo te mos perseritet me - tha Dede. Nderkohe qe me tej numri nje i stolit bardheblu u mundua qe tua kalonte fajin mungesave te shumta ne ekip. Ne kishim mungesa ne kete takim. Por une nuk dua qe te justifikohem me kete fakt per humbjen e pesuar. Gjithsesi mendoj se kur ke mungesa detyrohesh qe te besh zgjedhjen me te mire. Fajtori i pare jam une pastaj vijne futbollistet. Por ne nje nivel si kampionati shqiptar ku nuk ka ekipe me diferenca te medha gjerat duhet te ishin ndryshe - perfundoi Nevil Dede. Nga ana tjeter tekniku i Vllaznise Mirel Josa u shpreh entuziast per tri piket e marra ne Tirane. Jam i kenaqur qe arritem te fitonim ne nje ndeshje te veshtire dhe ndaj nje rivali te forte si Tirana. Beme nje loje te mire dhe ndeshkuan kundershtaret tane qe ne pjesen e pare. Ekipi ka treguar rritje nga ndeshja ne ndeshje dhe eshte pikerisht kjo qe mua me gezon. Fitorja ndaj Tiranes ka shume vlere pasi tregon qe ne jemi permiresuar. Fitorja nuk u arrit nga futbolliste te vecante por ishte i gjithe grupi qe funksionoi sic duhet dhe qe zbatoi detyrat ne fushe - perfundoi ai. Trajneri Josa mori fitoren e dyte radhazi me skuadren e Vllaznise.
Java 11 Superliga
Te premten
Laci-Besa 1-0
Shazivari 89
Dje
Bylis-Shkumbini 3-2
Skenderbeu-Dinamo 3-2
Sot
Tirana-Vllaznia 0-2
Elbasani-Flamurtari 1-2
Sot
Kastrioti-Teuta
Renditja
ND. Pike
1. Flamurtari 11 25
2. Dinamo 11 23
3. Skenderbeu 11 23
4. Vllaznia 11 17
5. Tirana 11 15
6. Teuta 10 15
7. Shkumbini 11 14
8. Laci 11 14
9. Bylis 11 10
10. Besa 11 8
11. Kastrioti 10 8
12. Elbasani 11 6