E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sebastian Fetel shpallet kampion Bote ne Formula 1

23-vjecari Fetel arrin te kaloje Luis Hamiltonin i cili me titullin ne vitin 2008 ishte kampioni me i ri por deri ne kete fundjave ne Emiratet e Bashkuara Arabe.

Eumlshte Sebastian Fetel kampioni i ri i Botes ne Formula 1. Keshtu qyteza e vogel gjermane Kerpen pas festes qe i ka bere Shumakerit shtate here kampion Bote duhet qe te rifilloje perseri pergatitjet qe te prese nje tjeter gjeni qe gjate te gjithe kohes ka garuar nen shenjen e Kajzerit. Me kete triumf Sebastisan Feteli u be piloti me i ri ne moshe qe shpallet kampion Bote eshte vetem 23 vjec e 134 dite. Ne perendimin e Abu Dabit skuderise nga Maranello dhe pilotit te saj spanjoll Fernando Alonso iu desh qe ti perulen 23-vjecarit qe triumfoi dje pas nje gare te dominuar nga xhiroja e pare deri ne ate te fundit. Piloti asturian duhet thene se e bazoi tere garen e tij ne strategji dhe kalkulime pasi i mjaftonte edhe vendi i katert per tu shpallur kampion nderkohe qe Fetel gjate gjithe fundjaves dhe kampionatit garoi me bindjen e nje lideri te vertete. Kokekuqet nje jave pasi kishin humbur garen per titullin per konstruktore e fituar nga Red Bull bene dje nje tjeter figure te keqe ato u detyruan qe te luanin ne ndjekje te Red Bullit pas nje gabimi te bere ne fillim te gares Alonso dhe Masa pas pit-stopit te Veberit u futen shume shpejt ne bokse pasi rane ne kurthin e Hornerit.

Shumi shume frike ne fillim

Ne nisje Alonso beri nje start te keq keshtu Baton perfitoi dhe i mori vendin e trete. Piloti spanjoll edhe pse u keshillua nga Andrea Stella inxhinieri i makines qe te mbante krahun e djathte te pistes ai u hodh menjehere ne te majtin. Nderkohe qe Feteli startoi mjaft mire duke lene pas Hamiltonin. Per sa i perket Veberit piloti australian ruajti vendin e peste i ndjekur pas nga Masa. Pak metra pas startit u regjistrua dhe aksidenti i pare kur Shumakeri humbi kontrollin e njevendeshes se tij duke u perplasur me veturen Force India te Liucit. Pas ketij aksidenti menjehere u fut makina e sigurise. Ne kete moment disa vetura perfituan qe te vinin gomat e forta.

Feteli nis te shkeputet

Pas xhirove qe u zhvilluan nen regjimin e makines se sigurise Feteli kerkoi te shkeputej duke dhene nje sere kohesh te shpejta. Ndersa nga ana tjeter Alonso qendroi i qete duke administruar vendin e katert. Piloti i Ferrarit ne ate moment ishte kampion ndiqej nga Veberi. Ndersa pas tyre ne vend te gjashte ishte Felipe Masa. Braziliani u duk sikur nuk mund te ruante ritmin e pese te pareve.

Gabimi i Veberit

Ne xhiron e nente Veberi ishte duke u terhequr nga gara pasi kur mori nje kthese u fut shume gjere dhe keshtu rrota e prapme e vetures se tij preku paksa muret mbrojtese. Qe nga ai moment piloti australian filloi te humbte paksa shpejtesine dhe me Masen prapa vendosi qe te futej ne bokse per te nderruar gomen e demtuar. Te tera keto peripeci bene qe Veberi kur te dilte ne gare ta gjente veten ne vendin e 16-te.

Kali i Trojes

Menjehere pas Veberit ne bokse hyri dhe Masa. Ne xhiron e 24-te piloti brazilian nderroi gomat. Dy xhiro me vone te njejten gje beri edhe Alonso qe kur i fut ne gare ishte para Veberit. Nga te gjithe protagonistet ky u konsiderua edhe momenti deciziv i gares. Duke qene se mendohet se Red Bull sakrifikoi Veberin duke e futur ne bokse per te shtyre keshtu edhe Ferrarin te bente nje gje te tille. Pra Veberi ishte Kali i Trojes apo karremi qe dergoi Ferrarin drejt humbjes. Nderkohe lideri i gares Feteli vazhdoi qe te jepte xhiro te shpejta pasi shume prane kishte Ljuis Hamiltonin diferenca midis tyre ishte nje sekonde e gjysme. Pak me larg tyre ishte Batoni qe nuk mundi te ruante ritmin e dy te pareve.

Alonso humb toruan

Ne xhiron e 24-t Alonso provoi qe te parakalonte Petrovin dhe gjate shume tentativave rrezikoi pasi humbi pak kontrollin. Por piloti rus i Renault qe ne fakt e mbajti nga pas asturianin per gjate te gjithe gjysmes se fundit te gares rezistoi mjaft mire dhe ruajti vendin e 10-te. Nderkohe nga ana tjeter Hamiltoni u fut ne bokse dhe kur u rikthye ne piste e pa veten te pestin. Nje xhiro me pas radhen e pati Feteli qe pas nderrimit te gomave mori vendin e dyte pas Batonit ende nuk kishte kryer asnje pit-stop.

Kubika-Hamilton cfare sfide

Ne mes te gares Hamiltoni qe ishte ne vendin e katert luajti shanset e fundit per te dale ne krye me Kubiken. Pilotin polak qe ende nuk ishte futur ne bokse i rezistoi Hamiltonit. Ky i fundit sulmoi polakun pothuaj ne cdo kthese por vetura Renault mbajti mire dhe keshtu publiku asistoi ne nje duel fantastik.

Tension tek Ferrari

Kur nga fundi i gares duheshin qe te garoheshin edhe 20 xhiro Alonso vazhdoi garen e tij ne vendin e 11-te prapa Petrovit dhe para Veberit. Piloti spanjoll ne ate moment ndodhej gjysme minute larg liderit Batonit ende nuk ishte futur ne boks. Nderkohe qe Masa ishte 13-ti dhe u duk se nuk mund te bente asgje per te ndihmuar kokekuqen.

Alonso fiton disa pozicione

Ne xhiron e 45-te 55 te tilla kishte e tere gara Alonso kaloi nga vendi i 11-te ne vendin e tete fale nderrimit te gomave qe bene pilotet qe ishin mes tij dhe lidereve te gares behet fjale per Kobajashin Hylkenbergun dhe Buemine. Ne ate moment ne boks u fut edhe Batoni qe me gomat e forta u pozicionua ne vendin e katert pas shpatullave te Fetelit Kubikes dhe Hamiltonit. Ne ate moment piloti spanjoll i Ferrarit rriti disi shpejtesine pasi per te dale kampion i duhej qe te merrte vendin e katert.

I pashprese

Kubika ishte piloti i fundit qe u fut ne bokse dhe pasi nderroi gomat piloti polak doli menjehere para shokut te tij skuadres Petrovit dhe Alonsos. Ne ate moment piloti spanjoll u dha lamtumire endrrave per lavdi duke qene se tete xhiro nga fundi i duhej qe te parakalonte tri vetura.

Petrovi i pakalueshem

Ne fund te gares Alonso nuk mundi te parakalonte Petrovin. Piloti spanjoll nuk mundi te parakalonte asnje veture dhe keshtu mbeti ne vendin e shtate. Nderkohe qe Masa preu finishin i 10-ti. Per sa i perket kreut Feteli hipi i pari ne pod nderkohe qe u shoqerua nga Hamilton dhe Baton. Keshtu Feteli u be i pari kampion Bote nga Gjermania qe triumfon ne Boterorin e Formules pas Shumakerit.

32 kampionet e botes 1950-2009

1. Sebastian Fetel2010

2.Xhenson Baten2009

3.LuisHamilton 2008

4.Kimi Raikonen 2007

5.Fernando Alonso 2005-2006

6.Michael Shumaker 1994-1995 2000-2004

7.Mika Hakinen 1998-1999

8.Zhak Villnev 1997

9.Damon Hill 1996

10.Alain Prost 1985-1986 1989 1993

11.Nigel Mansell 1992

12.Ajrton Sena 1988 1990-1991

13.Nelson Pike 1981 1983 1987

14.Niki Lauda 1975 1977 1984

15.Keke Rosberg 1982

16.Alan Jones 1980

17.Xhodi Shekter 1979

18.Mario Andreti 1978

19.James Hunt 1976

20.Emerson Fittipaldi 1972 1974

21.Xheki Stjuart 1969 1971 1973

22.Jochen Rindt 1970

23.Graham Hill 1962 1968

24.Denny Hulme 1967

25.Xhek Brabham 1959-1960 1966

26.Xhim Clark 1963 1965

27.Xhon Surtees 1964

28.Phil Hill 1961

29.Mike Hauthorn 1958

30.Juan Manuel Fanxhio 1951 1954-1957

31.Alberto Askari 1952-1953

32.Nino Farina 1950

Fetel Para te gjitheve ne kohen e duhur

Numra te cuditshem kane shoqeruar kete kampionat Formulen 1. Keshtu piloti kampion Bote per here te pare dje pas gares se fundit e pa veten ne kreun e klasifikimit. Fetel asnjehere me pare ne kete sezon nuk kishte kryesuar tabelen e klasifikimit. Pas gares gjeniu nga Kerpeni pohoi se ne asnje moment nuk kishte humbur besimin ne aftesite e tij. Jam pa fjale. Une nuk di te them asgje pas nje gare te tille. Ky ishte nje sezon mjaft i veshtire. Une gjithmone kam besuar tek skuadra dhe tek makina sot eshte dite speciale- tha Feteli. Pas gares se Abu Dabit piloti gjerman i Red Bullit tha Kete vit ka ndodhur gjithcka. Kam udhehequr klasifikimin e konstruktoreve vetem nje here por me duhet te them se e kam bere atehere kur duhej.

Montezemolo Alonso nuk ka faj ne besonim se sdo te humbnim

Pak minuta prapa perfundimit te gares presidenti i Ferrarit Luka di Montezemolo tregoi tere trishtimin e tij per ate cka kishte ndodhur ne piste. Na vjen shume keq pasi humbem ne momentin kur besonim tek fitorja. Alonso eshte nje pilot i forte dhe per faktin qe nuk fituam ai nuk ka asnje faj - pohoi Montezemolo. Me tej ne te njejten gjatesi vale ishte edhe drejtori Sportiv i Ferrarit Stefano Domenikali. Shkoi gjithcka keq. Nuk mund ti gezohemi asgjeje. I bej komplimentet e mia kampionit te ri. Mendoj se per analizat e kesaj gare do te kete kohe sepse e dime se cndodhi - reagoi Domenikali.

Alonso Nuk duhej qe te mbroheshim

I humburi i madh i kesaj gare dhe i te gjithe Boterorit eshte pa dyshim Fernando Alonso. Pas gares qe perfundoi si mos me keq piloti asturian tha Kopjuam strategjine e Veberit por ne te vertete duhet te kopjonim ate te Batonit. Ne nuk duhet te mbroheshim. Mendoj se vendi i pare ne klasifikim ishte ireal nuk meritonim aq shume. Ne kete gare me pas gjithcka na shkoi keq. Feteli u nis i pari dhe vazhdoi me te njejtat rime nderkohe qe ne ruajtem Veberin dhe me pas ndodhi ajo qe ndodhi u gjendem mes trafikut. Per sa i perket Renault them se sot ajo veture kishte nje shpejtesi te madhe ne vije te drejte. Nuk mund ta parakaloja Petrovin ndash vazhdoi Alonso. - Kerkova qe ta lija pas por ai u mbrojt shume mire ishte agresiv dhe une nuk doja te rrezikoja. Si sot nuk ka garuar ne tere kampionatin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›