25 studentët më tëmirë nisin “Udhëtiminnë Europë”
TIRANE- “Udhëtim në Europë” vjen për të katërtin vit radhazi në Shqipëri në kuadër të një projekti nga lëvizja Mjaft në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane, për studentët në vitin e tyre të fundit akademik.
Synimi i këtij projekti është të mundësojë një udhëtim në Europë gjatë verës së këtij viti për një grup prej 25 studentësh, nga më të mirët e universiteteve shqiptare.
Studentët do të kenë mundësi të udhëtojnë në Europë duke vizituar qytete të ndryshme, për tu njohur nga afër me kulturën e këtyre popujve, njëlloj sic veprojnë dhe kolegët e tyre që studiojnë në universitetet europiane.
“Në vitin 1975 unë e kam bërë një udhëtim të ngjashëm dhe ishte një kënaqësi shumë e madhe dhe një eksperiencë shumë e bukur të shkosh në disa vende europiane. Kësaj radhe kam një reagim tjetër, pyes veten përse ju e quani këtë ngjarje një udhëtim në Europë. Ju jeni në Europë dhe ky duhet quajtur udhëtim nëpër Europë.” u shpreh ambasadori gjerman.
Kriteri i përzgjedhjes së këtyre studentëve ka qenë mesatarja e cila duhet të ishte më e lartë se 8.5 gjatë viteve të studimit. Data e nisjes së tyre nga kryeqyteti do të jetë 19 korriku dhe pjesëmarrësit janë të lirë të zgjedhin kohëzgjatjen e udhëtimit të tyre deri në 1 muaj.
(e.n/news24/BalkanWeb)