E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia zvogëlondeficitin buxhetornë 46 %

ATHINE- Në gjysmën e parë të këtij viti Greqia ka zvogëluar për 46% deficitin buxhetor në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Lajmi u bë i ditur nga Ministria greke e Financave në Athinë.

"Sipas të dhënave për buxhetin shtetëror të Greqisë në gjashtë muajt e parë të këtij viti, deficiti në fund të qershorit ishte 9,645 miliardë euro, kundrejt 17.866 miliardë euro gjatë periudhës së njëjtë në vitin 2009. Kjo paraqet zvogëlim prej 46 për qind në nivel vjetor, në krahasim me qëllimin për zvogëlim prej 39,5 për qind në programin qeveritar për politikë ekonomike", theksohet në deklaratën e publikuar në faqen e Ministrisë.

Shpenzimet e Qeverisë qendrore në gjashtë muajt e parë janë zvogëluar për 12,8 për qind në nivel vjetor që është shumë më tepër se qëllimi për zvogëlim prej 5,5 për qind.

Në kuadër të kushteve të marrëveshjes me Bashkimin Evropian dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar për huanë prej 110 miliardë euro, i nënshkruar në fillim të majit, Qeveria e Greqisë është e detyruar të zvogëlojë deficitin buxhetor në 40 për qind për këtë vit, në 8,1 për qind nga prodhimi i brendshëm bruto.
(e.n/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›