Prangoset për korrupsion drejtori i Burgut të Rrogozhinës
Ndaj drejtori të burgut, Pajtim Murrja dhe dy specialistëve të edukimit punonjës të këtij burgu, Denis Tosku dhe Ismail Cumani, u dha një masë arresti nga Gjykata e rrethit Gjyqësor Kavajë, ndërkohë që një person i katër është shpallur në kërkim.
"Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri -tjetrin kanë arritur të përfitojnë shuma parash në këmbim të favoreve të jashtëligjshme për disa të dënuar. Nga përgjimet dhe vëzhgimet e ambienteve është arritur të provohet korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës së këtyre zyrtarëve ", thuhet në një deklaratë të Prokurorisë së Përgjithshme.
Hetimet kishin nisur disa muaj më parë, në mars 2010, nga Task –Forcë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, ndërsa procedimi penal u regjistrua mbi bazën e referimit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Drejtësisë.
Sipas organit qendror të akuzës, tre zyrtarët e Burgut të Rrogozhinës në bashkëpunim kanë favorizuar të dënuarit në dhënien e lejeve shpërblyese dhe atyre të veçanta në kundërshtim me ligjin, kundrejt ryshfetit. Një person i jashtëm i cili luante rolin e sekserit.
“Ndërmjetësi shtetasi Fatos Gosa me pronësi një lokal në Peqin arrinte të krijonte lidhjet në këtë ambient, mes të afërmve të burgosurve me zyrtarët (edukatorët) dhe drejtuesin e Burgut te Rrogozhinës për përfitime lejesh me kusht”, zbuluan hetimet.
Fatos Gosa është shpallur person në kërkim pasi ishte larguar nga banesa e tij. Prokuroria vazhdon hetimet për zbardhjen e gjithë skemës së kësaj veprimtarie.