90 vjetori i BibliotekësKombëtare, Witherspërgëzon drejtuesit
TIRANE- Në kuadrin e 90 vjetorit të Bibliotekës Kombëtare, Ambasadori Amerikan Xhon Uidhers dhe Ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferraj organizuan sot një takim në Bibliotekën Kombëtare ku u vlerësua gjerësisht roli i këtij institucioni në zhvillimin intelektual dhe më gjerë të vendit.
Ambasadori Uidhers u shpreh gjatë fjalës së tij se Biblioteka është një vend i shenjtë dhe përgëzoi drejtorin e këtij institucioni Aurel Plasari për punën e bërë deri tani ndërsa i dhuroi në mënyrë simbolike 2 vëllime të Enciklopedisë së mendimit intelektual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Bibliotekat për mua janë një vend i shenjtë, librat janë si një lutje. Një libër është një mik që komunikon përgjatë të gjithë historisë dhe jetëgjatësia e tij shkon përtej atij që e ka shkruar dhe atij që e lexon brez pas brezi. Përgëzoj zotin Plasari dhe ministrin e Kulturës për rolin e tyre në forcimin e këtij institucioni. Po dhuroj këto dy vëllime në shenjë të mirënjohjes sonë për kontributin e madh të Bibliotekës Kombëtare në zhvillimin intelektual” theksoi Uithers.
Më tej zoti Plasari i dhuroi ambasadorit Uithers një printim të hershëm të gazetës Dielli. Gjithashtu dhe ministri i Kulturës Xhaferraj i shprehu falenderimet e përzemërta Ambasadorit Amerikan për të gjithë periudhën e kaluar në Shqipëri duke uruar që edhe Ambasadori i radhës të jetë po kaq dashamirës ndaj kulturës.
(e.n/news24/BalkanWeb)