E Shtunë, 31 Tetor 2026

25 të vrarë në protestat në Siri

Dëshmitarët dhe aktivistët thonë se të paktën 25 njerëz janë vrarë nga forcat e sigurisë në Siri, ku mijëra njerëz dolën në protesta në mbarë vendin.

Raportohet se 10 nga të vrarët kanë humbur jetën në provincën jugore Dara, kurse dëshmitarët thonë se kanë parë të paktën pesë trupa të pajetë me plagë nga armët e zjarrit në spitalin Hamdan pranë kryeqytetit Damask.

Të paktën dy protesta të mëdha janë raportuar në Damask. Bilanci i viktimave nuk ka mundur të verifikohet sepse Siria i ka dëbuar gazetarët dhe e ka kufizuar afrimin në zonat e trazirave.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›