15 të vrarë gjatë protestave në Siri

Dëshmitarët dhe aktivistët thonë se të paktën 15 njerëz janë vrarë nga forcat e sigurisë në Siri, ku mijëra njerëz dolën në protesta në mbarë vendin.
Raportohet se 10 nga të vrarët kanë humbur jetën në provincën jugore Dara, ndersa dëshmitarët thonë se kanë parë të paktën pesë trupa të pajetë me plagë nga armët e zjarrit në spitalin Hamdan pranë kryeqytetit Damask.
Aktivistët për të drejtat e njeriut thanë në qytetet Hama dhe Homs, forcat e sigurisë përdorën municion luftarak për të shpërndarë protestuesit.