Jahjaga uron besimtarët e krishterë për Pashkët

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë dhe qytetarët e Kosovës me rastin e Festës së Pashkëve. Me rastin e Festës së Pashkëve, presidentja e Republikës së Kosovës ka uruar edhe Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dorë Gjergjin dhe i ka dërguar telegram urimi Shenjtërisë së tij, Papa Benedikti XVI.
“Besimtarëve të krishterë dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, ju uroj Festën e Pashkëve. Le të shërbejë kjo festë e ringjalljes si dëshmi e përjetësisë, si dëshmi se veprat e mira shpërblehen te zoti, se sakrifica për të mirën shpaguhet, se jeta është e amshueshme dhe se misioni i njeriut është të jetojë në harmoni dhe në paqe dhe ta duan e ta ndihmojnë njëri-tjetrin”.
“Të gjithë qytetarët e Kosovës i uroj që në simbolin e Pashkëve të shohin drejt ardhmërisë më të lumtur e më të begatshme që të gjithë njerëzit janë vëllezër e motra ndërmjet veti pa dallim të përkatësisë fetare, kombëtare, racore, gjinore dhe dallimi tjetër, sepse të gjithë jemi një te Perëndia dhe te besimi në njeriun dhe në vlerat njerëzore” thuhet ne telegram.