E Shtunë, 31 Tetor 2026

MekKejn fton SHBA-të të njohë rebelët libianë

Senatori amerikan Xhon MekKejn u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të njohin këshillin kalimtar të kryengritësve në Libi si zërin e vërtetë të popullit libian, dhe atyre t`ua transferojnë asetet e ngrira.

Duke folur në qytetin e Bengazit në Libinë lindore, MekKejn gjithashtu bëri thirrje që NATO-ja ta intensifikojë fushatën ajrore.

MekKejn tha se aleatët perëndimorë duhet t`i ndihmojnë kryengritësit me trainim, armatim dhe aktivitete të komandës dhe kontrollit, në mënyrë që ata të përmbysin udhëheqësin Moamer Gadafi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›