E Diel, 1 Nëntor 2026

25 ushtarë ndërkombëtarë plagosen në Afganistan

Aksioni për kërkimin e dy ushtarëve amerikanë, të zhdukur në veriperëndim të Afganistanit, ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, pas plagosjes së 25 ushtarëve ndërkombëtarë, të cilët sipas zyrtarëve perëndimor me gjasë janë plagosur si pasojë e zjarrit miqësor.

Pesë nga ushtarët e plagosur janë ushtarë amerikanë, ka deklaruar një zëdhënës i forcave të NATO-s në Afganistan.

Ne ende nuk kemi dëshmi, për të konfirmuar se bëhet fjalë për zjarr armiqësor. Nuk kemi të vrarë në radhët e pjesëtarëve të NATO-s, deklaroi zëdhënësi Tood Vician.

Ai shtoi se hetimet rreth këtij incidenti, i cili ndodhi të premten në provincën e Badghisit, janë duke vazhduar dhe theksoi se nuk ka detaje tjera më të hollësishme.

Policia lokale në Badghis njoftoi se ushtarët ndërkombëtarë, të cilët ishin në kërkim të dy ushtarëve të zhdukur amerikanë, janë përleshur me kryengritësit talebanë, duke kërkuar me këtë rast mbështetje nga ajri. Zyrtarët e policisë theksuan se ushtarët ndërkombëtarë janë plagosur, pasi që janë sulmuar gabimisht nga aeroplanët e koalicionit.

Një zyrtar ushtarak perëndimor theksoi se me gjasë bëhet këtu fjalë për zjarr armiqësor, si pasojë e të cilit është plagosur një numër i madh i ushtarëve perëndimor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›