E Diel, 1 Nëntor 2026

James Jonesit nuk i pëlqen kërkesa e gjenerali McChrystal

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, James Jones, është shprehur skeptik në lidhje me kërkesën e komandantit të forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan, Stanley McChrystal, për dërgimin e 40 mijë ushtarëve shtesë në këtë vend.

Gjeneralët gjithmonë kërkojnë një numër më të madh të ushtarëve. Besoj se nuk do të zgjidhim problemin vetëm me ushtarë. Mund të dërgosh 200 mijë ushtarë atje dhe Afganistani do të vazhdojë ti gëlltisë, siç ka bërë edhe në të kaluarën, tha Jones, në intervistën dhënë revistës gjermane, Der Spiegel.

Në vend të ndërtimit të shtetit, Jones ngriti idenë e bartjes së përgjegjësive tek autoritetet afgane. Na nevojitet një plan më i mirë, i cili duhet të hartohet me aleatët, për tia bartur përgjegjësitë institucioneve afgane, përgjegjësi këto të cilat duhet të bartën sa më shpejtë që është e mundshme, tha Jones.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›