E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani do ta refuzojë planin bërthamor të Perëndimit

Irani ka vendosur që të refuzojë propozimin e fuqive të mëdha për furnizimin me karburant bërthamor, ka deklaruar sot një anëtar i parlamentit të Iranit, goditje kjo serioze ndaj përpjekjeve të OKB-së për të zbutur brengën e perëndimit për ambiciet bërthamore të Teheranit.

Plani, i cili doli në sipërfaqe gjatë negociatave me Francën, Rusinë dhe SHBA-në, parashihte që Teherani të dërgonte jashtë vendit një sasi të uraniumit të vet të pasuruar, në shkëmbim për furnizimin me karburant të një reaktori hulumtues në Teheran.

Ne nuk dëshirojmë të heqim dorë nga 1200 kilogramë të uraniumit tonë të pasuruar, me qëllim që të furnizohemi me karburant 20 për qind të pasuruar, deklaroi Alaeddin Borujerdi, kryesues i Komitetit të parlamentit iranian për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme.

Opsioni i heqjes dorë nga uraniumi i pasuruar nuk është më në tavolinë, shtoi ai.

Një zëdhënës i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) theksoi se kjo agjenci ende është duke e pritur përgjigjën formale të krye-negociatorit bërthamor të Iranit, Ali Soltaniehit. Këtë javë, për rëndësinë e marrëveshjes foli edhe Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, e cila apeloi në adresë të Iranit që ta pranojë ofertën ashtu siç është propozuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›