25 vite nga 11 Shtatori, Berisha: Terrorizmi është armik i njerëzve dhe popujve të lirë

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në SHBA, Sali Berisha kujtoi sot rreth 3 mijë viktimat e sulmit ndaj Kullave Binjake në New York dhe Pentagonit në Washington.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Berisha e cilëson Al Qaedan si organizatoren e sulmit më të madh terrorist në historinë e SHBA-së, duke theksuar reagimin amerikan dhe të aleatëve të saj kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Kreu i PD-së nënvizon edhe rolin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, duke deklaruar se vendi do të vijojë të japë kontributin e tij në këtë përpjekje.
“Viktimat e 11 Shtatorit bëjnë apel që të mos harrohet kurrë se terrorizmi islamist dhe i çdo ngjyre është armik i egër i njerëzve dhe popujve të lirë”, shprehet Berisha.
Në mesazhin e tij, Berisha përcjell një apel për ruajtjen e kujtesës së viktimave dhe për qëndrim të vendosur të shoqërive demokratike përballë terrorizmit.
/m.q/a.f/