E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e 27-vjecarit nga vellai i te dashures

Ekzekutimi/ Policia ka vene ne pranga Mikail Elmazin i cili akuzohet per vrasjen e Klodian Resulajt ne fshatin Risili

Ndalimi i Elmazit eshte bere me pak se 24 ore nga vrasja e Resulajt. Me pare ata ishin rrahur me grushta

VLOR - Nje femer dyshohet te kete qene shkaku i ekzekutimit te Klodian Resulajt mbremjen e se dieles 15 kilometra larg qytetit te Vlores ne fshatin Risili. Nderkohe policia e Vlores ka vene ne pranga si autor i dyshuar shtetasin Mikail Adriatik Elmazi 36 vjec. Dyshohet se viktima kishte pasur edhe me pare konflikte per lidhjen e tij me nje vajze cka eshte mbyllur me vrasjen e tij mbremjen e se dieles nderkohe qe ngjarja ka ndodhur ne syte e nje te mituri. Burimet nga policia u shprehen paraprakisht se motivet per vrasjen e 27-vjecarit ishin banale.


Policia e Vlores pas keqyrjes se vendit te ngjarjes mbremjen e se dieles dhe pas marrjes se gjurmeve te lena ne vendngjarje ka shoqeruar menjehere 4 vete te cilet jane marre ne pyetje duke treguar lidhur me rrethanat e ngjarjes. Mesditen e se henes rreth ores 1300 eshte bere e mundur pas disa verifikimeve shoqerimi dhe me pas ndalimi i shtetasit Mikail Adriatik Elmazi banor i lagjes Pavaresia ne Vlore. 36-vjecari ndodhej ne banesen e vet ne momentin qe eshte shoqeruar nga forcat e policise se Vlores. Burimet zyrtare te policise se qytetit bregdetar bejne te ditur se Elmazi pas marrjes ne pyetje ka pranuar edhe autoresine e vrasjes se Klodian Resulajt dhe sipas burimeve te policise gjithcka ka nisur per nje femer. Mesohet se 27-vjecari prej disa muajsh ishte i lidhur me nje vajze familjare e Elmazajt dyshohet motra e tij.

Nje gje e tille behet e ditur se nuk u ka pelqyer familjareve te vajzes dhe kane tentuar disa here qe te bejne te mundur ndarjen e ciftit. Per kete konflikt madje mesohet se si dhe kane tentuar dhe here te tjera per te bere te mundur ndarjen e kesaj lidhjeje. Si rrjedhoje ka pasur perleshje edhe me grushta mes Klodianit dhe Mikaelit e megjithate 27-vjecari ka vijuar lidhjen e tij me vajzen. Ne te tilla kushte 36-vjecari Elmazi ka marre armen e tipit kallashnikov e ka ndjekur viktimen me makinen e tij dhe ne vendin me te pershtatshem ka qelluar ne drejtim te Resulajt.

Burimet nga policia bene te ditur se ne vendin e ngjarjes jane gjetur 13 gezhoja ndersa 27-vjecari ka gjetur vdekjen e menjehershme. Bashke me te ne makine ndodhej edhe nje i mitur i cili ka qene edhe personi qe ka rrefyer me detaje ngjarjen e ndodhur dhe me pas eshte arritur edhe ne identifikimin e autorit duke marre parasysh edhe konfliktet e meparshme. I marre ne pyetje nga oficere te policise gjyqesore 36-vjecari ne fund e ka pranuar autoresine e vrasjes duke treguar edhe rrethanat. Si rrjedhoje ai eshte vene ne pranga ndersa ndaj tij jane ngritur akuzat e vrasjes me paramendim dhe armembajtjes pa leje. Mesohet se ende nuk eshte gjetur arma e krimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›