25-vjeçarja vetëplagoset me armën e bashkëshortit, pezullohet nga puna gardisti
TIRANE- Garda e Republikës ka liruar nga detyra, efektivin Azem Liman Huta, bashkëshortja e të cilit, Rexhina Daja, është vetëplagosur mesditën e sotme në banesën e çiftit në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Nga hetimet e zhvilluara lidhur me këtë ngjarje ka rezultuar se arma me të cilën është vetplagosur gruaja ka qenë pa leje.
Pasi janë marrë në analizë ngjarja dhe rezultatet e hetimit është nxjerrë përfundimi se Azem Liman Huta ka ezauruar elementët e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Në këto kushte ndaj efektivit të Gardës është marrë masa ndëshkimore “Lirim para kohe nga detyra dhe përjashtim nga strukturat e Gardës së Republikës”.
25-vjeçarja vetëplagoset me armën e bashkëshortit, gardisti arrestohet për armëmbajtje pa leje
Ora 15:20 Një 25-vjeçare është vetëplagosur me armë zjarri mesditën e sotme në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur te Unaza e re ne Tiranë, ku 25-vjeçarja Rexhina Beja është vetëplagosur me armën e bashkëshortit të saj, i cili është punonjës i Gardës së Republikës.
Nga hetimet paraprake mësohet se arma me të cilën u vetëplagos 25-vjecarja ishte pa leje.
Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia dyshon se 25-vjeçarja ka qenë duke luajtur me armën. E plagosura është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak në gjendje të rëndë.
Bashkëshorti i 25-vjeçares u arrestua për armëmbajtje pa leje, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(er.nu/e.m/BalkanWeb)